Rama pas marrjes së çmimit në SHBA: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama pas marrjes së çmimit në SHBA: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut

14:49 | 07/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga Hilari Klinton “Vital Voices” për ndihmën që dha me refugjatët e Afganistanit.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama tha: “Më duket një shenjë mjaft alarmuese për botën në të cilën jetojmë, kjo dëshirë e madhe për të vlerësuar një gjykim bazik të arsyeshëm. Nuk është kurrëfarë heroizmi të mos u kthesh kurrizin njerëzve që rrezikojnë të vdesin”.

Rama u kthye pas në histori për të treguar se Shqiptarët kanë qënë gjithmonë të gatshëm të tregohen mikpritës deri në heroizëm për njerëzit që po vuanin pasojat e luftës.
“Heronj ishin shqiptarët që kishin gjithçka për të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shpëtuan hebrenjtë, duke e bërë Shqipërinë vendin e vetëm në Evropë që kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore sesa para saj dhe duke e radhitur Shqipërinë tek të drejtët mes kombeve, përmes shpëtimit të 3750 hebrenjve dhe mbylljes së kapitullit të Luftës pa asnjë hebre të dorëzuar te nazistët.

Read more

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Pati shumë heronj ajo kohë. Njëri prej tyre, i cili është nderuar po ashtu nga shteti i Izraelit si i drejtë mes kombeve, quhej Mustafa Rezniku dhe ai shpëtoi 42 familje hebreje. Por veprimtaria e tij e fshehjes së hebrenjve në fshatra të ndryshme përreth vendbanimit të tij, u spiunua tek nazistët dhe kur ata shkuan tek ai e i kërkuan të dorëzonte hebrenjtë, ai u dorëzoi dy djemtë e tij. Të cilët përfunduan në Mathausen. Por nuk i dorëzoi hebrenjtë.

Ka shumë histori si kjo po e gjitha vjen nga shumë kohë më parë, kur shqiptarët shkruan kushtetutën e tyre të parë. Paragrafi kyç i kushtetutës sonë të parë thotë: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Nënvizoj, fjala “mik” në atë paragraf nuk nënkupton vetëm atë që fton, por edhe të që të troket e shfaqet në derë i paftuar. Dhe ajo trokitje është detyrimi që ke ndaj Zotit për ta hapur derën e për t’iu gjendur atij që troket”.

Kryeministri rrëfeu edhe momentin kur u trajtua çështja e afganëve që kishin bashkëpunuar me perëndimin e që si pasojë ishin shumë të rrezikuar nga regjimi i ri.

“Kur ishim mbledhur në qershor në një takim të vendeve anëtare të NATO-s dhe po flitej për tërheqjen nga Afganistani, unë përmenda edhe nevojën për t’u marrë me çështjen e “tradhtarëve”. “Tradhtarët”, siç na mëson historia jonë mjaft e hidhur e diktaturës, janë ata që pasi instalohet një regjim shikohen si bashkëpunëtorët e armikut dhe, në këtë rast, “tradhtarët” ishin të gjithë ata afganë, burra e gra, që na u gjendën ne, që punuan me ne, që mbuluan kaq shumë shërbime për vendet e NATO-s,“ tha Rama.

Siç e ka theksuar në intervista apo evente të tjera, Kryeministri Rama theksoi se këtë bashkëpunim për të shpëtuar afganët, vendi ynë nuk e bën vetëm si anëtar i NATO-s, por edhe si një popull që e kupton shumë mirë se ç’do të thotë të arratisesh për një jetë më të mirë, nisur nga e shkuara e errët komuniste e vendit tonë.

“Mendoj se edhe si vend anëtar i NATO-s po ashtu, na takonte ta bënim. Ne jemi një vend i vogël, nuk mund të ndryshojmë fatet e asnjë lufte dhe shkojmë në luftë kur e vendosin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ama nëse nuk gjendemi as kur bëhet fjalë për të shpëtuar njerëz, pa bërë sidoqoftë akte heroike si ato që gratë e burrat e vjetër përpara nesh bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pse duhet të jemi anëtarë të NATO-s dhe ç’vlerë kemi në këtë botë?

Nga ana tjetër, ne ishim afganët e 30 vjetëve më parë, kur na u desh t’i shpëtonim një regjimi mizor. I cili nuk ishte fondamentalist islamik, po ishte fondamentalist ateist. Shqipëria ishte vendi i vetëm në botë që e kishte të shkruar në Kushtetutë se ishte një republikë ateiste dhe, njësoj si talebanët, ata hodhën në erë me dinamit, jo statujat e Budës, por 2453 kisha e xhami dhe dogjën rrugëve 300 000 vepra arti fetar dhe libra të shenjtë. Ishim Koreja e Veriut e Evropës dhe ne afganët që largoheshim nga vendi me anije” tha Rama duke shtuar se opinion publik e mbështeti mikpritjen e qytetarëve afganë.

“Kur m’u desh të bëja publik vendimin për të pritur afganët, postova një foto të afganëve në avion – në atë avionin e çmendur që iku nga Kabuli ding me njerëz – dhe të shqiptarëve në anije 30 vjet më parë. E njëjta pamje, të njëjtët njerëz, vetëm kombe të ndryshme në mjete lëvizëse të ndryshme.

Jam shumë krenar t’ju them se asnjë parti politike shqiptare nuk i tha “jo” pritjes së këtyre njerëzve dhe opinioni ynë publik ishte shumë në mbështetje të mikpritjes së tyre. Por po ashtu mendoj, se duhej ta bënim edhe si detyrim ndaj fëmijëve tanë. Ata duhet ta dinë se, në këtë jetë, ka një kohë kur merr dhe ka një kohë kur jep. Atëherë, ishim ne që morëm, tani ishte radha jonë të japim”

Etiketa: edi ramaSHBA

Të Lidhura

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

nga 27
23:33 | 02/06/2026
0

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

nga 27
23:09 | 02/06/2026
0

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për...

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Para
Basha: Kemi informacione se Rama dhe Balla urdhëruan që mos miratohet komisioni për Bechettin

Basha: S’ka zgjedhje mes meje dhe Berishës, 11 dhjetori një foltore e thirrur në Tiranë, Kuvendi i PD është më 18 dhjetor

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

23:33 | 02/06/2026
Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com