Xhafaj: Të ashpërsohen masat për vaksinimin e qytetarëve! Tomini: Duhet të dëgjohet zëri i ekspertëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhafaj: Të ashpërsohen masat për vaksinimin e qytetarëve! Tomini: Duhet të dëgjohet zëri i ekspertëve

14:21 | 06/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, gjatë fjalës së mbajtur në Komisionin e Ligjeve, foli dhe në lidhje me situatën epidemiologjike në vend.

Tomini u shpreh se gjendja shfaqet e qëndrueshme dhe incidenca e infektimeve gjatë katër javëve të fundit mbetet e qëndrueshme dhe e ulët.

“Shqipëria siç e dini dhe ju ka 21 muaj që është në një përballje prej me Covid-19, me një situatë epidemiologjike të kontrolluar dhe relativisht një trend i qëndrueshëm për më shumë se 4-5 javësh. Deri tani në Shqipëri janë konfirmuar 201 730 raste dhe numri total i humbjeve të jetës është 3110. Gjatë javës së fundit e krahasuar me një javë precedente kemi një incidencë 1 javore më të ulët në nivele shumë të ulta. Për sa i përket numrit të dozave të aplikuara në Shqipëri kemi mbi 1 milion e 70 mijë individë të vaksinuar me një dozë dhe me të dyja doza 969 138 mijë persona. Jemi në nivelin e 47.3% mbulesë vaksinale për një doza, dhe në nivelin 42.5% për dy doza”, tha Tomini.

Read more

Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës –

Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara –

Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –

Një emocion i madh –

Gjatë diskutimeve në Komision,  deputeti socialist, Fatmir Xhafaj  kërkoi marrjen e masave të detyruese për vaksinimin e qytetarëve dhe kërkoi nga zëvendësministrja nëse legjislativi duhet të bëjë ndonjë gjë në lidhje me këtë çështje.

“Çfarë duhet bërë për ta përmirësuar, a ka nevoje për masa më të ashpra për t’u vaksinuar qytetarët? Duke qenë se unë i përkas kësaj qasjeje, çfarë mund të bëjë Kuvendi për ta mbështetur këtë proces për të rritur mbulesën vaksinale?”, tha Xhafaj.

Tomini u shpreh se masat shtrënguese vlerësohen nga Komiteti i Ekspertëve në varësi të situatës së shifrave dhe janë ata më pas, të cilët marrin vendimet për masat shtrënguese, ashtu sikurse vendosën për vaksinimin e detyruar të administratës publike dhe punonjësve të supermarketeve.

“Është shumë e vërtetë ajo që ju shprehët. Sigurisht që ne kemi pritshmëri më të larta për sa i përket vaksinimit të popullatës, jo vetëm popullatës target aktualisht dhe për ta zgjeruar, përfshirë dhe dozën e tretë. Ne aktualisht kemi një përthithje të mirë të dozës së tretë. Pasi individët që e kanë kaluar 6-mujorin kanë një tendencë për ta bërë dozën e tretë. Duhet të dëgjohet zëri i ekspertëve për të mundur dyzimet që qytetarët mund të kenë mbi vaksinën. Duhet të vijohet komunikimi me grupet e riskut në terren. Komiteti i Ekspertëve parashtroi një shtrëngim të masave për administratën publike dhe punonjësit që janë në komunikim të vijueshëm me popullatën siç janë punonjësit e supermarketeve dhe hipermarketeve. Është dhënë një periudhë kohore deri në datën 4 janar për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit për administratën publike por edhe për punonjësit e këtyre dy shërbimeve. Duhet të theksohet se edhe vendet evropiane në sajë të asaj mbulese vaksinale që janë në saj të Green Passit dhe masave detyruese. Komiteti Ekspertëve ka vlerësuar se sistemi shëndetësor nuk ka rënë në asnjë moment në kolaps, por sigurisht e mbështesin atë që thatë ju”, tha Tomini.

Etiketa: deputeti Fatmir XhafajEugena TominiKomisioni i ligjeveZëvendësministrja e Shëndetësisë

Të Lidhura

Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës –

Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës –

nga 27
13:02 | 25/05/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD është e detyruar të bëjë monitorimin e katër...

Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara –

Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara –

nga 27
12:52 | 25/05/2026
0

Njësi speciale të policisë turke hynë me forcë në selinë e partisë kryesore opozitare CHP në Ankara për të larguar...

Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –

Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –

nga 27
12:28 | 25/05/2026
0

Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka njoftuar të gjithë besimtarët se falja e Kurban Bajramit do të zhvillohet ditën e mërkurë,...

Një emocion i madh –

Një emocion i madh –

nga 27
12:20 | 25/05/2026
0

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është vlerësuar nga Franca, me titullin “Chevalier des Arts et des Lettres” (Kalorës i Arteve dhe...

Para
Policia e Elbasanit tjetër sqarim: Çdo material për biznesmenin e arrestuar është në Prokurori

Moti i keq, në terren edhe Shqiponjat dhe patrulla e përgjithshme, Qato tregon masat e marra

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës –

Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës –

13:02 | 25/05/2026
Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara –

Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara –

12:52 | 25/05/2026
Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –

Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –

12:28 | 25/05/2026
Një emocion i madh –

Një emocion i madh –

12:20 | 25/05/2026
I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –

I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –

12:00 | 25/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës –
  • Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara –
  • Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –
  • Një emocion i madh –
  • I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –
  • Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës –
  • Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com