Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se në javën e dytë të dhjetorit mund të ketë një takim në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic. Kurti ka thënë se nuk ka informacion se ka kushtëzime nga dikush dhe vlerësimi se a duhet të mbahet një takim i tillë, i përket ndërmjetësuesit të dialogut.
“Është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel me presidentin e Serbisë, nuk kam asnjë informacion se ka kushtëzime nga ndokush veç se vlerësimi se a duhet të mbahet një takim i tillë ose jo, i përket ndërmjetësuesit, Josep Borrell dhe emisarit të tij Lajçak. Janë ata të cilët e vlerësojnë nëse do të na i dërgojnë ftesat ose jo”,- tha Kurti.