Një shtetas gjerman është dënuar me 10 vjet burgim nga një gjykatë në Dyseldorf më 26 nëntor pasi u shpall fajtor për torturim të një të burgosuri në Manbij të Sirisë.
I burgosuri ishte torturuar deri në vdekje brenda një burgu në Siri që udhëhiqej nga grupi militant Shteti Islamik (IS), pjesë e të cilit ishte shtetasi gjerman.
Gjermani, i identifikuar vetëm si Nils D, 31-vjeçar, po ashtu u dënua edhe për krime lufte. Ai u dënua nga e njëjta gjykatë edhe për anëtarësim në grupin militant, Shteti Islamik në vitin 2016 dhe për këtë mori dënim të ndarë prej katër vjetësh e gjysmë burgim.
Pas dënimit të shqiptuar nga gjykata e Dyseldorfit ndaj tij, shumë ish-të burgosur të tjerë në Siri, dëshmuan para autoriteteve gjermane se Nils D kishte torturuar njerëz të burgosur në Manbij.