Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur Sali Berishës pas akuzave që lideri historik i së djathtës shqiptare i bëri nga “Foltorja” që zhvilloi me Lidhjen Demokratike të Gruas.
“E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale” shkruan ai.
Por për cfarë e akuzoi Berisha mbrëmjen e sotme kryetarin aktual të PD-së?
Përpos pabesisë, që e akuzuar gjithmonë, ish-kryeministri tha se burime amerikane dhe zyrtare e kanë informuar se Lulzim Basha i ka kërkuar ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim gjatë takimeve në selinë e PD-së që të bisedonin jashtë, pasi brenda në zyrë “më ka futur Berisha regjistrues”.
“Kur ky i pabesë dhe i padinjitet, dhe u garantoj se do të mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme por nuk është koha të harxhojmë kohë me të. Ky zotëri deklaronte të gjitha gafat e tij mi ka imponuar Sali Berisha.
Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky i thotë ambasadores “të dalim nga zyra se më ka futur Berisha regjistrues, të dalim të bisedojmë jashtë”. A mund të imagjinoni një gjë të tillë?” tha Berisha.