Kurti: Fëmijët janë qytetarët më të cenueshëm në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Fëmijët janë qytetarët më të cenueshëm në Kosovë

14:09 | 20/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kosova numëron mbi 30 përqind të popullsisë së mitur,kjo kategori po karakterizohet më e cenueshmja. Në ditën Botërore të Fëmijëve u tha se pandemia COVID-19 solli pasoja shkatërruese në mirëqenien e fëmijëve dhe se ishte krizë e të drejtave të tyre. Nga shteti po kërkohet që të kenë prioritet krijimin e mundësive të barabarta për fëmijët e të gjitha komuniteteve.

Në shënimin e Ditës Botërore të Fëmijëve dhe 75 vjetorit të UNICEF-it, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se çdo fëmijë duhet të ketë mundësinë për tu rritur në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm që ua mundëson të përmbushin potencialet.

“Fëmijët kudo në çdo vend të botës sot përballen me sfida të reja e të rrezikshme. Pandemia COVID-19 përveç se në shëndetin publik solli pasoja shkatërruese edhe për fëmijët, të drejtat, mirëqenien dhe zhvillimin e tyre. Ndonëse pandemia dhe recesioni shoqërues ka ndikuar në disponueshmërinë e burimeve, është e domosdoshme që të drejtat e fëmijëve të jenë prioritet. Kujdesi shëndetësor për fëmijët, edukimi dhe avancimi i të drejtave të tyre ekonomike dhe sociale janë thelbësore për vete. Por gjithashtu janë shtytës për shoqëri më të qëndrueshme, më të suksesshme”, u shpreh Kurti para fëmijëve.

Read more

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet… –

Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane –

Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës –

Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë! –

Shefi i ekzekutivit theksoi se duhet të shtohen përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri të drejtë. Madje, sipas tij, Kosova ka detyrim që të respektojë Konventën e të Drejtave të Fëmijëve dhe deklaratën për të drejtat e fëmijëve të miratuar nga asambleja e përgjithshme e OKB-së.

“Kosova e ka popullsinë më të re në Evropë, 31 për qind të popullsisë në Kosovë janë prej 0-18 vjeç, pra gati 1/3 e popullsisë janë të mitur. E të cilët janë qytetarët tanë më të cenueshëm. Është me rëndësi që t’i pyesim se çfarë mendojnë ata, e të marrim parasysh atë që thonë në hartimin e politikave për mbrojtjen e tyre. Në fakt fëmijët flasin vazhdimisht me të rriturit, prindërit, kujdestarët e tyre. Të rriturit nuk dëgjojnë gjithmonë në këmbim, megjithëse do të ishte shumë më mirë nëse do të dëgjonin. Prioritet tona sado të rëndësishme, nuk bën të na largojnë vëmendjen nga ëndrrat e fëmijëve. Ato për të cilat ne sot angazhohemi çdo ditë si shoqëri, do të trashëgohen nga fëmijët. Prandaj që ne të rriturit duhet biseduar me ta se cila është ajo e ardhme që duam t’iu ndërtojmë fëmijëve”, ka theksuar ai.

Për shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog të rinjtë janë pasuria më e vlefshme në Kosovë. Sipas tij, të rinjtë duhet të kenë mundësitë e nevojshme të aftësimit dhe të barabarta për të gjitha kategoritë.

“Janë konsultuar të rinjtë që kanë shprehur shqetësimet e tyre se shkollat nuk po i përgatitin për jetë dhe punë, dhe reformat në arsim diskutohen si prioritet në secilën formë të diskutimit të politikave që kemi me autoritetet e Kosovës. Shpresojmë se qeveria do ta mbajë premtimin e saj dhe do ta trajtojë me rëndësi arsimin dhe kapitalin njerëzor. Investimi tek të rinjtë është i vetmi investim me kthim të garantuar. Të rinjtë duhet të kenë mundësitë e nevojshme të aftësimit, të kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e shoqërisë tuaj, dhe të jenë më konkurrues në tregun e punës në vend, në rajon, por edhe në Evropë. Në këtë përpjekje, të rinjve të të gjitha sferave dhe të të gjitha komuniteteve në Kosovë duhet t’u jepen mundësi të barabarta për të filluar nga e njëjta bazë”, ka deklaruar ai.

Madje, ai shtoi se ky është një angazhim që Kosova duhet të ndërmarrë përballë edhe procesit të integrimit në BE.

Në shënimin e Ditës Botërore të Fëmijëve, koordinatorja e OKB-së për zhvillim, Ulrika Richardson theksoi se shumë fëmijë të komuniteteve në Kosovë nuk janë të barabartë. Ajo ka përmendur edhe pasojat që ka sjellë pandemia për fëmijët.

“Gjysma e fëmijëve në botë janë prekur nga mbyllja e plotë ose e pjesshme e shkollave, gjysma e fëmijëve të botës, qindra milionë fëmijë do të preken për sa i përket mundësive të tyre të të mësuarit, kështu që ajo që u është privuar, nuk është vetëm mësimi formal, njohja formale por edhe socializimi mënyra e të qenit bashkë, edukimi qytetar, një mundësi për të qenë pjesë e botës dhe për të pasur mundësi të barabarta”, ka thënë ajo.

Etiketa: dita Botërore e Fëmijëvekoordinatorja e OKB-së për zhvillimKosovaPandemia COVID-19Ulrika Richardson

Të Lidhura

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet… –

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet… –

nga 27
18:04 | 07/02/2026
0

Myslim MurriziMe habit shum ky mosvendim i mender Gjykates Kushtetuese 4 me 4 ose siç i thone shahistet RREMI. Por...

Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane –

Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane –

nga 27
18:02 | 07/02/2026
0

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të kësaj fundjave. Sipas të dhënave të motit, e shtuna...

Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës –

Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës –

nga 27
18:00 | 07/02/2026
0

Surprizat këtë edicion të Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, por Prime i së shtunës do të sjellë emocione...

Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë! –

Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë! –

nga 27
17:58 | 07/02/2026
0

Kreu i PD-së Sali Berisha në foltoren e radhës në Kamëz akuzoi qeverinë se ka dhunuar votën dhe vullnetin e...

Para
Festuan ditëlindjen e shefes duke gjuajtur me armë, merret vendimi për 4 efektivët Shqiponja në Lezhë

Të armatosurit bënë kontroll në lokal, policia e Lezhës: Kishin konflikt me pronarin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet… –

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet… –

18:04 | 07/02/2026
Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane –

Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane –

18:02 | 07/02/2026
Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës –

Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës –

18:00 | 07/02/2026
Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë! –

Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë! –

17:58 | 07/02/2026
SPAK tani mund te… –

SPAK tani mund te… –

17:21 | 07/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet… –
  • Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane –
  • Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës –
  • Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë! –
  • SPAK tani mund te… –
  • Fund tragjik! Ish-Mbretëresha e Bukurisë humb jetën papritur në ngjarjen e rëndë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet… –
  • Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com