Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale foto nga aksioni i pastrimit në disa qytete të ndryshme në vend.
Rama shprehet se nuk mund t’i thuash vetes patriot në rast se përdhos vendin e fëmijëve të tu duke hedhur plehra kudo.
“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit. SI MUND T’I THUASH VETES PATRIOT dhe të mos kesh gajle të përdhosësh vendin e fëmijëve të tu, duke hedhur plehra kudo, rrugëve parqeve, plazheve mu përpara syve të tyre!…
*momente nga pastrimi sot në Durrës, Vlorë, Lushnje, Shijak, Elbasan, Vau Dejës, Tepelenë, Dropull, Mallakastër, Delvinë, Himarë, Korçë dhe Mirditë”, shkruan Rama