Si u organizua atentati ndaj dy të rinjve në Astir? Autorët dinin çdo lëvizje. Pistat ku po hetohet (detajet) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u organizua atentati ndaj dy të rinjve në Astir? Autorët dinin çdo lëvizje. Pistat ku po hetohet (detajet)

18:25 | 14/11/2021
në Kryesore
0

Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga breshëritë e kallashnikovëve që lanë pas dy viktima në lagjen “Astir”. Plumbat ndanë nga jeta Erigers Mihasin, 32 vjeç dhe mikun e tij Armand Dumani, 26 vjeç, të cilët po udhëtonin me një “Audi A7”.

Gazetari i ABC, Ermal Vija ka raportuar detajet e këtij atentati mafioz, ku rezulton që autorët e sulmit kanë ditur çdo lëvizje të shënjestrave të tyre. Mësohet se autorët i kanë ndjekur nga pas viktimat për një kohë të gjatë. Mihasi dhe Dumani ishin ndaluar për kontroll rutinë nga policia tek Sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas ishin lënë të lirë, por kjo liri rezultoi vetëm disa minutëshe, pasi u ekzekutuan disa kilometra më larg.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen në Astir, ku është kapur edhe makina e autorëve. Fillimisht, makina e autorëve “Toyota” e vjedhur me Greqi dhe me targa të vjedhura në Tiranë, shfaqet ndërsa ndjek nga pas “Audin” luksoz tek Pallati me Shigjeta. Në pak minuta makinat shfaqen në Astir, ku pranë një semafori, fillimisht autorët hapin zjarr nga pas “Audit”, kurse më pas u dalin në krah duke shtënë të tërë karikatorin. Për pasojë dy të rinjtë kanë mbetur të vdekur në vend.

Read more

Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete

Mësohet se Mihasi, i cili dyshohet të ishte shënjestra kryesore e atentatit, kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania, ndërsa autorët e kanë ditur këtë fakt dhe kanë realizuar planin për eliminimin e tij.

Makina tip “Toyota” e autorëve u gjet e shkrumbuar në afërsi të Thumanës, ku brenda saj u gjetën edhe dy kallashnikovët që supozohet të jenë përdorur në vrasjen e dy të rinjve. Deri më tani nuk ka patur gjurmë të autorëve, të cilët dyshohet se mund të jenë me vrasës profesionistë me pagesë.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e përplasjes mes bandave kriminale. Një tjetër pistë hetimi është edhe përfshirja e emrit të Erigers Mihasi në një ngjarje kriminale të ndodhur disa kohë më parë në Laç, ku u vra ish-polici Xhelal Reçi. Mihasi ishte një nga personat e dyshuar si të përfshirë në ngjarje, por në atë kohë ky i fundit rezultoi të ishte në Gjermani.

Etiketa: abcArmand DumaniastirErigers MihasiErmal Vijagazetarisheshi “Nënë Tereza”Si u organizua atentati ndaj dy të rinjve në Astir? Autorët dinin çdo lëvizje. Pistat ku po hetohet (detajet)

Të Lidhura

Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –

Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –

nga 27
19:45 | 03/02/2026
0

Karim Benzema ka publikuar një deklaratë në rrjetet sociale pas transferimit të tij kontrovers nga Al Ittihad te Al Hilal,...

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

nga 27
19:35 | 03/02/2026
0

Ushtria amerikane ka rrëzuar një dron iranian që po i afrohej aeroplanmbajtëses USS Lincoln, raporton Reuters. Incidenti ndodhi në Detin...

Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

nga 27
19:31 | 03/02/2026
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi mëngjesin e sotëm Shtëpinë e Bardhë në Washington të Shteteve...

Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete

Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete

nga 27
19:17 | 03/02/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka kërkuar PD-së që të dërgojë përfaqësuesit e vet në Komisionin për Reformën Territoriale...

Para
Atentati në Astir, eksperti i Sigurisë: Të përfshirë 6 persona, vrasje e programuar

Atentati në Astir, eksperti i Sigurisë: Të përfshirë 6 persona, vrasje e programuar

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –

Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –

19:45 | 03/02/2026
SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

19:35 | 03/02/2026
Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

19:31 | 03/02/2026
Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete

Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete

19:17 | 03/02/2026
Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

18:33 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –
  • SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –
  • Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –
  • Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete
  • Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –
  • Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –
  • SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com