Vari Dragën ose përgjimet dhe një lajm i mirë në Tiranë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vari Dragën ose përgjimet dhe një lajm i mirë në Tiranë

19:57 | 09/06/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Vite më parë në Tiranë ishte e modës që të thuhej shpesh shprehja: “Vari Dragën!” Ajo ishte një mënyrë e sjellshme për të mos i thënë me zhargon problemit se çfarë i duhej varur. Përkthehej thjesht: Mos e çaj kokën, mos u shqetëso…! Kryeministri Rama e përdori shprehjen e vjetër të rrugës në një shkëmbim të shpejtë batutash me një deputet demokrat. Sikur ishte mërzitur me të gjithë që nuk donin ta kuptonin dhe ai ju thoshte se atij muhabeti ja vlente “T’i varje Dragën”!

Gjatë të njëjtës seancë Rama u përfshi në një betejë verbale me pothuaj gjithë grupin parlamentar të PD­së duke rrezikuar së paku në një moment, edhe përballje fizike. Që nëse do të kishte ndodhur, për çudi të madhe, por të kuptueshme, do ta lartësonte edhe përtej shtatit të tij të zakontë, në sy të publikut. Edhe pa incidentin e munguar në formë fizike, edhe me incidentet e tjerë që ndërprenë disa herë seancën e të enjtes, në këtë mesjavë kryeministri është në mes një vorbulle lajmesh që prodhojnë pak politikë reale, por që po ndikojnë fort në politikën e ditës dhe të së nesërmes së afërt.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Politika tashmë, më së paku ka hyrë në një stinë interesante. Kryesisht për shkak të karakterit luftarak të opozitës, por dhe ndeshjes së zakonshme që prodhon Tirana, në mungesë të forcës për të prodhuar paqe. Nisi të hënën, ajo që nuk është ndërprerë asnjëherë në 25 vjet në forma të ndryshme. Dështimi i tryezës së nivelit të lartë për miratimin e reformës në drejtësi ishte padyshim një lajm i keq. Shumë i keq. Në mënyrë gati instiktive politika dha përgjigjen e saj arrogante ndaj parimit fillestar mbi të cilin ishte menduar hartimi i reformës: në fillim flisnin e vendosnin ekspertët vendorë e ndërkombëtarë dhe politika në fund e ratifikonte me votë reformën në drejtësi. Në një kuptim apo një tjetër, politika kishte premtuar se do të krijonte instrumentin që do ta gozhdonte atë vetë me ndëshkim.

Pezullimi nga detyra i drejtorit të policisë dhe dy oficerëve të lartë madhorë të policisë ishte padyshim një lajm i keq. Shumë i keq. Dyshimi se njerëzit me uniformë kanë kryer veprime të paligjshme është shumë i hidhur. I njëjti akt i kryer në të njëjtën kohë nga një zyrtar i shtetit dhe nga një individ, nuk ka të njëjtën vlerë. Në rastin e parë është shumë më e rëndë pikërisht për shkak të detyrës që mban zyrtari, për shkak të besimit që ka investuar publiku në të, për shkak mjeteve publike që ai mund të ketë në dispozicion për të bërë veprimin e paligjshëm.

Protesta pothuaj e njëkohshme e kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Tahiri dhe sulmi i sinkronizuar mbi një gjyqtar me emër të përveçëm, e përtej tij, edhe me një sistem të dënuar me agoni të tejzgjatur si drejtësia, ishte një lajm i keq. Shumë i keq. Për shkak të detyrës që mbajnë, qoftë Rama, qoftë Tahiri kanë shumë më shumë informacion dhe një pamje shumë më të qartë të ngjarjeve që ndodhin në vend. Edhe njëri, edhe tjetri mund të shohin dhe të kenë prova se përtej ekuilibrit të domosdoshëm të pushteteve, kontrollit reciprok të tyre dhe pavarësisë ndaj njëri­tjetrit, pra, edhe përtej leximit të drejtpërdrejtë të Kushtetutës, gjykatësi apo segmente të prokurorisë, kanë gabuar. Të paktën sipas këndvështrimit të tyre. Tahiri, për shembull, e shpjegoi një situatë të ndezur në Elbasan me një fjali: trimëruan krimin!

Gjykata e Tiranës, KLD-­ja, Unioni i Gjyqtarëve, pjesë të sistemit të drejtësisë, u përplasën me kryeministrin dhe ministrin e brendshëm. Shkëmbimet reciproke të akuzave mes dy pushteteve, i pari i zgjedhur nga publiku, i dyti përgjithësisht i emëruar nga të zgjedhurit me votë nga publiku, janë një lajm i keq. Shumë i keq! Ata pothuaj në unison kritikuan qëndrimin e Ramës dhe të Tahirit, konsideruan se ndaj tyre po bëhej shantazh dhe se po kërcënoheshin duke mos u lejuar të kryenin detyrën e tyre. Në fakt, që ata e kryejnë detyrën keq dhe shumë keq, nuk e mendojnë vetëm dy qeveritarët: pothuaj 90 për qind e shqiptarëve janë të pakënaqur me ta. Edhe partnerët ndërkombëtarë, amerikanë dhe europianë, që prej së paku dy vjetësh, po tentojnë të ndihmojnë me sa mundin, krijimin e mjeteve, mekanizmave dhe arkitekturës ligjore, që ky raport të përmbyset.

Sepse, sa kohë që shumica dërmuese e shqiptarëve e përçmon sistemin dhe nuk ka besim tek ai, nuk ka pikë rëndësie, nëse me të është janë të kënaqur apo të pakënaqur Rama me Tahirin. Brenda të njëjtës logjikë dhe në të njëjtin sfond ngjarjesh, partia më e madhe e opozitës ose më saktë, e gjithë opozita, është vënë në një front lufte me qëndrimet zyrtare të SHBA­së dhe BE­së.

Dhe ky ishte dhe është një lajm i keq. Shumë i keq. Edhe pse SHBA apo BE janë shumë më shumë se ambasadorët e tyre, në Tiranë ato janë përgjithësisht sa ambasadorët e tyre. Edhe pse marrëdhëniet mes këtyre vendeve dhe njërës apo tjetrës partie në Shqipëri shkojnë padyshim përtej mosmarrëveshjeve të çastit. Por, pavarësisht se bashkëpunimi është i vazhdueshëm dhe incidentet janë të përkohshëm, shkëmbimi i nervoz i replikave në distancë nuk sjell gjë të mirë. Së paku politika lokale në Tiranë ngjan e veshur me kostumin provincial të grindavecit ballkanas. Siç dhe është steriotipi i ngulitur tashmë për të.

Shëndetësia është një e mirë e domosdoshme publike. Nëse është e vërtetë që vetëm për shkak të vizitës së Ramës dhe Beqes në QSUT u bë një pastrim gjeneral territori në spital, ky do të ishte një lajm i keq. Shumë i keq. Por, fakti se mjekët besojnë se shpejt do të kenë instrumenta më të mirë për operacionet e tyre, do të ishte në thelb një lajm i mirë.

Kryeministri Rama u “përplas” me biznesin në një takim të hapur dhe publik. Dhe ky është një lajm i keq. Shumë i keq. Rama megjithatë afroi një vështrim tjetër, sipas optikës së tij për klimën e të bërit biznes në vend. Dhe krahasimi me të shkuarën, në të paktën dy­tre pika, i jepte të drejtë kryeministrit që tha se 32 muaj më parë biznesi poshtërohej si shërbëtor, se nuk i paguheshin paratë për punët publike të kryera, se sot dera e tij është e hapur nëse trokitet nga biznesi për ankesë, se do të ngrihet një institucion avokatie për të mbrojtur interesat e tij përballë arbitraritetit të mundshëm të shtetit, e të tjera, e të tjera, e të tjera.

Fakti që marrëdhëniet shqiptaro-­greke nuk janë në ditët e tyre më të mira, është një lajm i keq. Shumë i keq. Për të dy anët e kufirit që mund të identifikojnë shumë më shumë argumenta bashkëjetese në shekullin e XXI­të sesa arsyet e luftës së shpallur me ligj që në mes të shekullit të kaluar. Por, guximi për të parë në sy problemet, së paku nga Tirana zyrtare, dëshmojnë diferencën me të shkuarën provinciale e të frustruar të politikës shqiptare. Edhe pse jo ende realiste. Falë edhe presionit të Shpëtim Idrizit, që shpesh i ka shpëtuar fytyrën qeverive në vend.

Kjo është vetëm një listë e përkohshme lajmesh të këqia në një javë që ka arritur deri në gjysmën e saj. Por, ka një të vërtetë tjetër të madhe që i përmbys ato të gjitha. Një fjali të vetme: ka një hetim për një dyshim të arsyeshëm se kanë ndodhur përgjime të paligjshme. Një hetim që gjykuar nga nervozizmi i Ramës, është i pavarur nga ekzekutivi. Dhe ky është një lajm pabesueshmërisht i mirë! Sepse, tashmë drejt të vërtetës, mirë apo keq, ka përfundimisht dhe një rrugë tjetër, të ndryshme nga ajo e qeverisë. Dhe ky është hetimi. Nëse këto rrugë bëhen një dhe prodhojnë një të vërtetë të ndershme, atëherë nga gjithë zhurma ka fituar publiku. Në të kundërt, Rama ka të drejtë. Shumë gjërave në Tiranë u duhet “Varur Draga!”

/javanews.al/

Etiketa: lajm i mirëLorenc VangjelipergjimetSaimir TahiriShpetim IdriziUnioni i GjyqtarëveVari Dragën

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
E rrallë, nëna në vdekje klinike prej 4 muajsh, lind fëmija

E rrallë, nëna në vdekje klinike prej 4 muajsh, lind fëmija

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com