Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi përmendi gjatë seancës së Kuvendit, logon që kryeministri Edi Rama kishte në çadrën që mbante me vete mbrëmjen e djeshme në Beograd.
Vokshi tha se ajo logo e “Farmanet” tregon lidhjen e Ramës me korrupsionin, i cili sipas saj kalon si fillim nga zyra e tij. Deputetja tha se fotoja është një provë mes lidhjes së Ramës me tenderin e ilaçeve.
“Asgjë nuk funksionon pasi Rama ka në mend që të mbrojë dikë që jep tendera sekret në mes të pandemisë. Shiheni foton është bërë mbrëmë në mes të Beogradit, shiheni logon. Kjo është provë për lidhjen e Ramës me tenderin e ilaçeve. Kjo tregon se askush nuk jep tendera sekretë. Kjo kompani i ka shitur kompanisë maska dhe pajisje mbrojtëse 5 herë më shumë. Me këtë foto Rama tregon se korrupsioni fillon dhe mbaron në zyrën e tij”, tha Vokshi.