Romanët nuk njihen për njerëz të zotë. Kjo foto për shembull tregon se si gjatë një ndërtimi të një muri mbrojtës ndërtimtarët e kohëve të vjetra kanë qenë bujarë me pemët.
Shqiptarët që u ka rënë rruga në këto anë mendojnë që romanët nuk kanë shpirt praktik që janë lodhur aq shumë për t’i ardhur një copë peme rrotull. Përndryshe kishin prerë pemën, madje edhe murin duke i bërë ca kulla për qejf, ku parkimet ishin shitur për dyqane. Prandaj, nuk bëjnë hajër këta të Romës!