Asociacioni: Përplasje në distancë mes Kosovës dhe Serbisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asociacioni: Përplasje në distancë mes Kosovës dhe Serbisë

10:32 | 02/11/2021
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Read more

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

La gjurmë të paharrueshme… –

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –

Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe po përplas sërish Kosovën dhe Serbinë me pasojë të mundshme ngecjen edhe më tej të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ishte deklarata e fundit e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ajo që nxiti reagimin e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Për një televizion lokal kanal10, Vjosa Osmani tha se “nuk është interes i yni që të krijojmë diçka kundër kushtetutës apo ndonjë prelud tjetër të shtetit serb. Një asociacion i tillë mund të ketë maksimumi kompetenca të një OJQ-je.” Sipas saj, Serbia vazhdimisht po rrezikon stabilitetin rajonal.

Osmani: Serbia nuk ka interes për marrëveshje finale me Kosovën

Për presidenten e Kosovës Serbia me Rusinë “rrezikojnë jo vetëm stabilitetin regjional por edhe stabilitetin në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e shumë shtete të tjera, është e natyrshme që BE-ja të reagojë për shkak se ke armatim rus në kufi me Kosovën dhe Serbinë dhe për të gjitha këto BE-ja nuk reagoi asnjëherë.” Ajo ka shprehur mosbesim ndaj qëndrimit serb. “Serbia nuk ka asnjë interesim që të nënshkruaj marrëveshje finale më Kosovën”.

“Sa i përket BE-së ishin gjithmonë më insistues që ta zbatonim ‘Asociacionin e Komunave’”, ndërsa sa i përket kohës gjatë të cilës unë jam duke qeverisur, SHBA-të nuk kanë paraqitur ndonjë kërkesë të veçantë. Kemi raporte të ndërsjella me SHBA-të, ku vetëm faktet ngadhënjejnë dhe ne në të ardhmen do ta sqarojmë se një asociacion me kompetenca të tilla është monoetnik që është në kundërshtim edhe me interesin amerikan në Evropë”, ka thënë presidentja Osmani.

Vuçiç pret reagim nga BE pas deklaratave të Osmanit

Pas deklaratave të Osmanit ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se ai pret përgjigje dhe reagim nga BE-ja lidhur me deklaratën e Osmanit, sipas së cilës “Kushtetuta e Kosovës nuk do të ndryshohet për shkak të krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”.

“Kjo është çështje për BE-në. Nëse nuk duan ta ndryshojnë Kushtetutën, atëherë e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Do të presim përgjigjen e BE-së”, tha Vuçiç, duke shtuar se ”refuzimi i Prishtinës për të zbatuar atë që është zotuar me marrëveshjet e Brukselit flet më shumë për Prishtinën sesa për Beogradin”.

Krizë e re?

Edhe drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq reagoi pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani: Përmes një komunikate për medie, ai tha se “Vjosa Osmani, po përpiqet të provokojë një krizë të re me retorikë nxitëse”. “Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe me pushtet ekzekutiv nuk është vetëm obligim sipas Marrëveshjes së Brukselit, por edhe i Prishtinës, prandaj është e qartë se duke mos respektuar marrëveshjet e Brukselit dhe institucionet e veta, Vjosa Osmani në fakt e vë urrejtjen ndaj Serbisë para çdo motivi tjetër dhe se nuk është e interesuar të kërkojë të zhdukurit, duke normalizuar marrëdhëniet dhe ndërtuar besimin e ndërsjellë përmes dialogut”, tha Petkoviq. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka kërcënuar, se “nëse Asociacioni i Komunave Serbe nuk formohet, Lista Serbe do të tërhiqet nga institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë”. Lista Srpska ka 10 deputetë në kuvendin e Kosovës dhe është pjesë e qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Vetë kryeministri Kurti në një konferencë për medie pas miratimit të buxhetit, tha se një takim i radhës ndërmjet tij me presidentin e Serbisë Vuçiç, varet nga lehtësuesit e dialogut, përkatësisht BE-ja. “Takimi do të mund të ndodhte diku në gjysmën e dytë të nëntorit sa i përket përfaqësuesve të dy shteteve tona, ndërkaq sa i përket udhëheqësve të shteteve nuk ka ndonjë datë për këtë gjë, por kjo varet në masë të madhe prej lehtësuesit gjegjësisht prej Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Emisarit të tij MiroslavLajçak: Pa Asociacionin e Komunave Serbe nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbiçak”, tha Kurti Daçiç (atëherë kryeministër serb), e ngarkuara e BE për politikën e Jashtme, Catherine Ashton dhe kryeministri i atëhershëm Thaçi – pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, 19 prill 2013

Marrëveshja e themelimit të Asociacionit

Në vitin 2013 Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, patën arritur dhe nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Dy vjet më vonë të dyja vendet arritën edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e Asociacionit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi, se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por, gjykata tha se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe debatohet prej kohësh në Kosovë. Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, EPIK, ka thënë për DW në një intervistë të fundit, se marrëveshjet ndërkombëtare për Kosovën gjithnjë duhet të kenë konsensus politik brenda Kosovës. “Mësimi nga marrëveshja e 2013-s për asociacionin është mësim se si duhet të sillet Kosova në ushtrimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Në 2013-n barrën për ngritjen e asociacionit nuk e ka marrë Qeveria X apo Qeveria Y, por e ka marrë Republika e Kosovës si subjekt juridik në skenën ndërkombëtare.”

Analisti Demush Shasha

Sipas analisitit Demush Shasha çdo dështim për jetësimin obligimeve ndërkombëtare do të ketë pasoja në reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës. Ai kërkon nga politika që të kuptojë, se “vendimet nuk mund të merren nga asnjë mazhorancë momentale, por çdo herë duhet të reflektojnë vullnetin konsensual të spektrit politik. Një qasje e tillë çdo herë siguron vazhdimësinë e respektimit të obligimeve tona ndërkombëtare. Në fakt një gjë e tillë është edhe kërkesë kushtetutese, sipas nenit 18.1”. Ngritja e Asociacionit do mbetet si temë ende në tavolinë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thotë Shasha. Ai beson, se “kjo çështje nuk do jetë marrëveshje e izoluar, por pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, ku Asociacioni do jetë vetëm njëri element i marrëveshjes”.

Marrë nga DW

Etiketa: kosoveSerbi

Të Lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

nga 27
23:17 | 31/01/2026
0

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

La gjurmë të paharrueshme… –

La gjurmë të paharrueshme… –

nga 27
22:43 | 31/01/2026
0

Pas ndarjes nga jeta të aktorit të kinematografisë shqiptare, Fitim Makashi ka reaguar edhe kolegu i tij, aktori i madh...

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –

nga 27
22:29 | 31/01/2026
0

Krimet e fundit të ndodhura brenda ambienteve të izolimit të burgut më famëkeq të Greqisë, Koridhalosit, kanë vënë në lëvizje...

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –

nga 27
21:29 | 31/01/2026
0

Kjo e shtunë e Kategorisë Superiore mund të konsiderohet si dita e barazimeve. Pas partizani-Elbasani dhe Vora-Flamurtari edhe ndeshja mes...

Para
Tiranë/ Rrëmbehet 13-vjeçarja dhe çohet me dhunë në hotel, arrestohet 25 vjeçari

Dhuna barbare ndaj 6-vjeçares, lihet në burg i ati, e rrahu me thupër dhe e kafshoi

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

23:17 | 31/01/2026
La gjurmë të paharrueshme… –

La gjurmë të paharrueshme… –

22:43 | 31/01/2026
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –

22:29 | 31/01/2026
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –

21:29 | 31/01/2026
Debutim i ‘çmendur Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq –

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq –

21:27 | 31/01/2026

Më Të Lexuarat

  • “Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –
  • La gjurmë të paharrueshme… –
  • Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –
  • E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –
  • Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq –
  • Debutim i ‘çmendur Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –
  • La gjurmë të paharrueshme… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com