Policia e Korçës ka arretsuar një drejtues mjeti, pasi ka shkaktuar një aksident. Uniformart blu bëjnë me dije se është prangosur Z. Sh., banues në fshatin Goskovë. Ky i fundit 31.10.2021, në aksin rrugor Voskopojë-Korçë, pranë fshatit Voskop, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen Golf”, ka aksidentuar shtetasin M. P., 20 vjeç.
“Z. Sh., banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas më datë 31.10.2021, në aksin rrugor Voskopojë-Korçë, pranë fshatit Voskop, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen Golf”, ka aksidentuar shtetasin M. P., 20 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe më pas drejtuesi u largua nga vendngjarja,” thuhet në njoftimin e policisë.