Një aksident me dy të plagosur u regjistrua mëngjesin e sotëm në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër.
Të plagosurit janë shoferi R. K., 33 vjeç nga Tirana dhe pasagjeri. Sipas policisë 33-vjeçari në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë” duke drejtuar automjetin tip Peugeot, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë rrugës.
Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit R. K. dhe pasagjeri, S. C., 44 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është arrestuar për ngjarjen.