Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që t’i drejtohet Prokurorisë për çertifikim më të hollësishëm për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi dhe atë të Krujës Artur Bushi
Komisioni Qendror Zgjedhor vendosi sot me 7 vota pro kalimin në Prokurori të formularit të vetëdeklarimit të Elvis Rroshit.Gjithashtu KQZ i ka kaluar prokurorisë të dhënat dhe për kryetarin e bashkisë së Krujës Artur Bushi.
KQZ verifikoi sot formularët e vetëdeklarimit për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi dhe për Artur Bushin kryebashkiakun e Krujës, të cilët ishin të pranishëm në mbledhje. Këto dy emra janë të akuzuar disa herë nga opozita si të inkriminuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaron se Rroshi është i dënuar në Kavajë për armëmbajtje dhe plagosje si dhe i arrestuar për goditje për shkak të detyrës.
Po kështu nga verifikimi ka rezultuar se kryebashkiaku i Kavajës ka qenë në ‘Arrest në burg’ në Gjermani në vitin 2002.. Përfaqësuesi ligjor i opozitës, Njazi Kosovrasit ka pyetur KQZ, për praninë e dy kryebashkiakëve por kryetarja Luzi tha se palët që verifikohen duhet të jenë prezentë.
“Nuk e kemi thirrur Rroshin të vijë të japë llogari. Nëse do të japë sqarime, mund ta dëgjojmë”, ka thënë Luzi. KQZ doli në përfundimin se Rroshi nuk rezulton i dënuar, pasi ka vërtetim nga Drejtoria e Burgjeve. “Nuk mund të vlerësojmë saktë nëse është në kushtet e ndërprerjes së mandatit. Arresti me burg në vendet e BE-së, bën që të humbasë detyrën por i drejtohemi prokurorisë për formularin dhe çertifikim më të hollësishëm” shprehet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve .