Finalizohet operacioni i koduar “Livadhi” ku janë arrestuar 6 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër nga policia dhe Prokuroria e Vlorës. Policia ka kapur në flagrancë personat dhe ju ka gjetur armë e municione luftarake.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesa janë sekuestruar 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.
Në banesën e të shpallurit janë gjetur gjithashtu 1 arme gjahu çifte, 1 pistoletë me mulli pa numër, 1 armë gjahu shotgan dhe 1 thikë dhe 25 copë fishekë të cilat i posedonte pa leje.
Ndërkohë, në shtëpinë e xhaxhait të tij janë gjetur: 3 arme zjarri kallashnikov, 1 silenciator me ngjyrë të zezë, 1 armë zjarri automatik e shkurter, me krehër, me silenciator, pa numër, 2 krehëra pistoletë TT dhe 3 krehera me fishekë automatiku, 7 kallepë tritoli 200 gram, 1 kuti me kallepë tritoli, 10 kapsolla detonatore elektrike me përcjellësa dhe 12 kapsolla detonatore pa përcjellësa, 23 fishekë armë gjahu kalibri 12 mm dhe 190 fishekë model 56 kalibri 7.62 mm.
Këto armë e municione janë sekuestruar pasi në urgjencën e spitalit kanë shkuar të dëmtuar dy personat: E.Gj, 27 vjeç, dhe G.M, 24 vjeç, pasi të parit i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër 150.000 lekë të reja dhe një telefon I-Phone disa përsona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete : BMË X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë.
Në vendngjarje policia ka sekuestruar 2 gëzhoja model 54 dhe 1 predhë model 54. Pas kësaj policia e Shkodrës ku ka bërë të mundur arrestimi në flagrancë të Ardit Torishta, 23 vjeç, Bekim Torishta 20 vjeç, S.B, 16 vjeç, Endri Mustafa, 27 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim i A. B, 27 vjeç.
Ja komunikata e policisë:
Ne vijim te nje hetimi te drejtuar nga Prokuroria e Shkodres, ne bashkepunim me Policine vendore eshte sekuestruar arsenal armësh, municionesh, lëndë shpërthyese, antiplumba, silenciatore, kapsolla detonatore, maska e skafandra.
Arrestohen 6 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Më datë 07.06.2016, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër kanë shkuar të dëmtuar 2 shtetas me iniciale :
-E.Gj, 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër.
-G.M, 24 vjeç, banues në Shkodër.
Nga veprimet proceduriale rezultoi se shtetasit me iniciale E.GJ i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë të reja dhe një telefon I-Phone disa përsona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete : BMË X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë.
Policia e Shkodrës menjëherë sa ka marrë njoftim ka organizuar punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar “Livadhet”, ku kanë marrë pjesë efektivët e Komisariat të Policisë Shkodër, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, ku si rezultat i opetacionit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.
-Bekim Torishta 20 vjeç, banues në Shkodër.
-S.B, 16 vjeç, banues në Shkodër.
-Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (I dënuar më parë për plagosje).
Si dhe u bë shpallja në kërkim i shtesasit A. B, 27 vjeç, banues në Shkodër.
Këta përsona në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale: “ Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.
Ne cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2(dy) gëzhoja model 54 dhe 1 (një) predhë model 54.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
-6(gjashtë) automjete të ndryshme, ku në automjetin Ford Focus i përdorur nga autorët e dyshuar në ngjarjen e vjedhjes me armë janë gjetur dhe sekuestruar:
-2(dy) antiplumba
-305( treqind e pesë) copë fishekë model 56
-5 (pesë) krehëra armë zjarri automatikë
-2 (dy) krehëra pistoletë TT
-5 (pesë) skafandra motorri
-4 (kater) maska dhe 4 (katër) kapuçë me ngjyrë të zezë
-7 (shtatë) copë fishekë model 54
-3(tre) gëzhoja model 54
-rroba me mbetje si gjaku
-8(tetë) telefona celularë të markave të ndryshme.
Në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë I shtetasit Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babi i shtetasit të shpallur në kërkim).
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale :
-1(një) arme gjahu çifte
-1 (nje) pistoletë me mulli pa numër
-1(nje) armë gjahu shotgan
-1(nje) thikë dhe 25 copë fishekë të cilat i posedonte pa leje.
Gjithashtu në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër(xhaxhai i shtetasit të shpallur në kërkim).
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale:
– 3 arme zjarri kallashnikov,
-1(një) silenciator me ngjyrë të zezë.
– 1(një) armë zjarri automatikë e shkurter, me krehër ,me silenciator , pa numër
(e ngjashme me automatikun Tomson)
-2 (dy) krehëra pistoletë TT dhe 3 krehera me fishekë automatiku.
-7 (shtatë) kallepë tritoli 200 gram
-1(një) kuti me kallepë tritoli,
-10(dhjetë) kapsolla detonatore elektrike me përcjellësa dhe 12(dymbëdhjetë) kapsolla detonatore pa përcjellësa ,
-23(njëzet e tre) fishekë armë gjahu kalibri 12 mm ,
-190 (njëqind e nëntë) fishekë model 56 kalibri 7.62 mm .