Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaron se mandati i organeve të vettingut duhet zgjatur.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Yuri Kim shkruan se Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut.
“Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. Gjithashtu pajtohen që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR mbi zgjedhjet,” shkruan Kim në një postim në rrjetet sociale.