Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ultimatumit 100-ditor të vendosur nga kryeministri Edi Rama për drejtuesit e policisë. Ndërkohë që ky ultimatum ka skaduar sot, Hoxha shprehet se gjatë këtyre ditëve mësuam nga kryeministri se çmimi i kanabisit është i lartë, kjo në sajë të uljes së ndjeshme të sipërfaqes se kultivuar në Shqipëri.
“Nuk e di pse më vjen ndërmend ajo batuta e filmit “Skënderbeu”;…“Dhe çakejt ndër male do qeshin me ty,” shkruan gazetari ndër të tjera, duke iu referuar kryeministrit.
Hoxha thotë më tej se narkotrafikantët e shfrytëzuan 100-diteshin, për të kultivuar një fare të re kanabisi.
Postimi i plotë:
Skadoi “ultimatumi” 100 ditor i kryeministrit..
Sot skadon ultimatumi 100 ditor, i vendosur nga kryeministri Rama per Policine e Shtetit…
Po çfare ndodhi ne keto 100 dite?!
Se pari, njeriu(Ardi Veliu) qe duhet te rivendoste ne efiçence te plote trupen policore, nuk eshte me drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit…
Tashme kemi nje drejtor te ri(Gledis Nano), i cili duhet te beje bilancin e 100 diteve te para te drejtimit te tij.
Se dyti; gjate ketyre 100 diteve, memorialit te “Deshmoreve te Atdheut” nga radhet e Policise se Shtetit, ju shtua nje yll i ri. Nga 224 deshmore, tani kemi 225.
Gjate diteve te ultimatumit kryeministror, mesuam prej tij, se “çmimi i kanabisit ne tregun europian mbetet shume i larte. Kjo ne saj te uljes se ndjeshme te siperfaqes se kultivuar ne Shqiperi”….
Nuk e di pse me vjen ndermend ajo batuta e filmit “Skenderbeu”;…
“Dhe çakejt nder male do qeshin me ty”…
Narkotrafikantet e shfrytezuan 100 diteshin, per te kultivuar nje fare te re kanabisi. Nje kultivar te modifikuar ne Spanje, por te aplikuar per here te pare ne Shqiperi. Bimes se paligjshme te quajtur “Gorrilla” i mjaftuan vetem 60 dite diell per te dhene nje produkt me 25% THC, nje perqindje gati dy here me e larte e narkotikut se çdo fare kanabisi e kultivuar deri tani ne Shqiperi.
Mbi te gjitha me çmimin prej 4500 euro per kilogram, “Gorrilla” ploteson edhe “kriteret” e kryeministrit, duke treguar pse çmimi ne treg qendron kaq i larte.
Gjate ketyre 100 diteve te ultimatumit, u kapen kater konteniere bananesh me kokaine ne portin e Durresit. Nje konteiner i peste u gjet i hapur ne pjesen frigoriferike te tij(trafikantet ne kete rast e kishin marre mallin para policise). Por askush nuk e vuri ujin ne zjarr, nen moton “ku ha ujku le te haje dhe çakalli”…
Edhe pse ne fakt, ngarkesat e kapura, te ardhura nga Ekuadori, ishin si asnjehere tjeter, ne sasi te vogel.
Po bereqavers edhe me kaq…
Gjate ketyre 100 diteve, policia sa here ka kryer operacione me blerje te stimuluar ne treg, jo vetem qe ka gjetur kokaine lehtesisht, por ka zbuluar edhe brandin me ne mode. “Buket” e kokaines se kapur, kane patur te stampuar marken “Philipp Plein”, me nje pasterti kristali mbi 90% dhe çmim shumice 38-40 mije euro per kg. Fakti qe gjendet kaq lehtesisht kokaine ne treg, deshmon se tashme ne jemi nje baze operacionale e narkotrafikut, me depot e mbushura plot.
Tani kush dreqin e fut kete Philipp Plein?! ATA larte, beson se e dine…
Gjate ketyre 100 diteve, policia ka kapur ne operacione me blerje te stimuluar, mina me telekomande apo armatim luftarak te çfaredo kalibri, sa here ka tentuar te bleje nga trafikantet e armeve.
Kur minat e sofistikuara apo armet, gjenden kaq lehtesisht ne qarkullim, kjo deshmon pse grupet kriminale e kane kaq te lehte te lajne hesapet me njeri-tjetrin.
Ne afatin 100 ditor te ultimatumit, pas 5 vitesh qetesie “u be e mundur” te mbetej serish ne toke nje avion narkotrafiku, te cilin mbipesha e makuterise se trafikanteve nuk e lejoi te ngrihej ne ajer. Por sepaku ne mesuam se veç pistave per avionet e narkotrafikut ne jug dhe Shqiperine e mesme, tashme kemi dhe pista ne zonen e Alpeve, ne veri te vendit…
Nuk do te mjaftonte nje nate dimri per te treguar gjithe çfare ndodhi gjate ketyre 100 diteve, por sepaku 12 mije policet e Shqiperise, punonjesit me te keq paguar ne kete vend, moren nje lajm te mire.
Nje nga vendimet e para te Drejtorit te ri te Policise, ishte llogaritja e oreve te punes jashte orarit, qe nuk jane paguar nga viti 2017….
Sigurisht, kush priste qe kryeministri te bente sot, nje bilanc te ultimatumit 100 ditor, ka mbetur i zhgenjyer…
Gjithsesi jeta vazhdon…