Përplasjet në veri, policia e Kosovës jep detaje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasjet në veri, policia e Kosovës jep detaje

18:44 | 13/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksionit të sotëm i cili u zhvillua nën autorizimin e prokurorive kompetente, pas hetimeve të zhvilluara për afërsisht rreth një viti në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.

Përmes një deklarate, policia bën me dije se qëllim i këtij operacioni ishte parandalimi dhe luftimi kontrabandës në disa rajone të Kosovës (Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veriu dhe Zvean), respektivisht kontrollin (26) lokacioneve të dyshuara, sekuestrimin e mallrave të kontrabanduara dhe arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje në kontrabandë.

“Të gjitha veprimet policore janë realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj.

Read more

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë Veri grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë dhe doganorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Referuar situatës së krijuar, rrezikimit të drejtpërdrejt të zyrtarëve, bllokimeve të rrugëve, përdorimit të bombolave të gazit, shok bombave, përdorimit të armëve të zjarrit e granatave të dorës nga persona të dyshuar si dhe dëmtimit/zjarrvënies së automjeteve zyrtare, Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarrë veprime policore duke përdorur mjetet e nevojshme ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në operacion dhe qytetarëve të asaj zone.

Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, është raportuar se (10) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre (7) zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe (3) zyrtarë te nacionalitetit serb. Bazuar në informacionet fillestare një nga personat e përfshirë në sulm ndaj zyrtarëve policorë, është lënduar.

Si rezultat i veprimeve profesionale të zyrtarëve policorë deri në këtë fazë janë arrestuar dhe shoqëruar tetë (8) persona të dyshuar për kontrabandim me mallra, dhe (10) persona tjerë të dyshuar janë shpallur në kërkim policor.

Po ashtu janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj.

Operacioni policor ka përfunduar, situata në pjesën veriore të Mitrovicës është e qetë, ndërsa Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të dyshuar që kanë kryer sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë,” thuhet në njoftim.

Etiketa: KosovaPolicia

Të Lidhura

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

nga 27
15:32 | 13/05/2026
0

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar një tronditje të paprecedentë të furnizimit në...

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

nga 27
15:24 | 13/05/2026
0

Emri i Granit Pepnikaj është rikthyer sërish në vëmendjen e autoriteteve, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me hetimet mbi...

Po e rishikoj të ardhmen time këtu –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

nga 27
15:12 | 13/05/2026
0

Manuel Neuer do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich edhe për një tjetër sezon. Sipas raportimeve nga mediet...

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

nga 27
14:46 | 13/05/2026
0

Alis Kallaçi i cikli përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion do të ngjitet në skenë nesër mbrënma me këngën “Nan”. Performanca e tij...

Para
Kërkonin favore seksuale që të mos publikonin fotot e një femre, arrestohen dy fierakët

Plagosja e dyfishtë në ish-Parkun e Autobuzave, identifikohen autorët

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

15:32 | 13/05/2026
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

15:24 | 13/05/2026
Po e rishikoj të ardhmen time këtu –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

15:12 | 13/05/2026
Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

14:46 | 13/05/2026
A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

14:32 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –
  • Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –
  • Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –
  • Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –
  • A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –
  • Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –
  • Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com