Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në Kukës pasditen e sotme për të zhvilluar “Foltoren” e radhës. Në fund të këtij takimi, një prej mbështetësve demokrat në sallë i kërkoi Berishës të bënte një foto me të, të cilën e quan si ëndrrën e jetës.
Demokrati rrëfeu se është arrestuar nga Edi Rama, që i referohet si i biri i Kristaqit.
“Qendra ime ka qenë gjithmonë blu. Jam kryetar i seksionit i deleguar në kuvend. Vetëm te Trau i Kukësit protestues , kur kam zënë emrin tënd më arreston në 3 të natës i biri i Kristaq Ramës, por votën s’ja kam dhënë kurrë. Vetëm një fjalë. Edhe me vdek, ta bëj i foto me ty. Ke për tmë pa në ccdo protestë, ta rrëzojmë të birin e Kristaq Ramës,” tha ai.