Në Komisionin e Sigurisë shqyrtohet sot dekreti i Presidentit Ilir Meta për ligjin për të huajt.
Ndërsa e ktheu në Kuvend ligjin, Meta bëri të ditur në gusht se qeveria po përmbush vetëm një qëllim parësor dhe afatshkurtër , ndërsa theksoi se shpopullimi është drama më e madhe që po i ndodh vendit.
Sipas kreut të shtetit, ligji, në parashikimet mbi mundësitë e dhënies së lejeve të punësimit për të huajt, nuk përmban asnjë përcaktim qoftë dhe orientues mbi rrethanat, kriteret dhe parimet që duhet të ndjekë Këshilli i Ministrave për një vendimmarrje të tillë, apo dhe për përcaktimin e kuotave vjetore për punësimin e të huajve, sipas nenit 78, të ligjit.
Vijon…