Bisedë me meshtarin Dom Gasper Gurakuqin për Sapën dhe thrakasit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bisedë me meshtarin Dom Gasper Gurakuqin për Sapën dhe thrakasit

17:00 | 30/09/2021
në Kryesore
0
Dom Gasper Gurakuqi

Shum kush nder né ká mendue deri më sot se fjala Sapë këtu nuk âsht tjetër veç fjala Shat e nderlikueme prej të huejve me fjalën Shàt, e e perkthyeme në italishten Zappa. Por ky perkthim nuk ka giasë, per kundra, se Sapa âsht emen i moçëm fort, qi mund i apin ndoshta dritë historisë s’onë.

Nuk mund të thohet se Shat âsht perkthye në Zappa, perse, posë giasës s’emnit s’emnit Shat me Shàt e Sapa me Zappa, kurrnji provë tjetër nuk mundet me u qitë, as nuk mund i epet farë arsyeje këtì perkthim. Na shofim, per kundra, se emnat e vendeve, gadi kurr nuk janë kenë perkthye prej të huejve, por, no janë kenë njitë emna të rì, no janë kenë prishë të vjetrit në shqyptim e në shkrim. Shkodres, bie fjala, t’i kèn thânë Shkoder, Skadar, a Skutar, shifet gjith-herë, se fjala âsht nji sado qi e prishun, por jo e perkthyeme. Ashtu Lissus, Lesh, Alessio, etj.

Mandej, Sapa nuk kje thirrë veç Sapë, por edhe Sapatë. Kështu Koya Zaccaris qi sundoj nder këto vende në fillim të shekullit XV e mbrapa, nenshkruhej “dominus Sabatensis et Dagnensis” sikursè edhe Ipeshkëvit e kësaj selì n’ato kohna: “episcopus sappatensis”. N’u perkthye, prà, Shati në Zappa, Sapata pse u tha?

Read more

Humbësi më i madh i luftës është Netanyahu, ai rrezikoi gjithçka dhe dështoi –

Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona –

Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n –

Këmbimi valutor 9 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Njimend sot populli e thrret dioçezin: Dioçezi i Zadrimës e jo i Sapës, por me pvetë banorët e Nenshatit: shka âsht Sapa, të gjith mbas gojdhanet na diftojn se në Shkrep të Nenshatit âsht kenë dikuer kalà, e i kanë thanë Kalaja e Capës. Në maje të këtì shkrepit gjindet ç’me kohë Kisha Kathedrale, e para sot 50 a 60 vjetëve, këtu gjindej edhe Ipeshkëvija, e cilla, mbas nji termeku qi e rrenoj, kje ngrehë ku âsht tesh brî malit të Shë Mhillit, e kisha kje pertrî ku â sot.

A shenjuene Shat e Sapë dy sende dàmas a po nji send të vetun, na s’po dona këtu m’e rëmue, si edhe nuk po i a hîm me kerkue vendin e caktuem ku kje. Në paten shenjue nji send të vetun, duhet me thanë se Shat âsht kenë dikur emen i pergjithtë kà mujtë me diftue nji herit edhe qytetin rreth këshqelit, sikuer thona sot f’shat a p’shat; Sapë mandej, âsht kenë emen i veçantë i atì shatit e qytetit. Në paçin shenjue dy sende damas, bje fjala, Shati këshqelin e Sapa qytetin, atëherë merret vesht edhè mâ udob se Sapa nuk âsht nji perkthim i Shatit në Zappa: “Mandej, shkruen Thalloczy,[1] n’e shmajten e lumit (Drin) ndjek ana e Zadrimës mbas Drin. Këjo u emnote atëherë edhe fusha e Shatit, Pian del Sati (1459 Ljubič 10, -138) me këshqel Sati (Castrum Satti, Sattum, Sat, castello di Satti) nën Monte di Satti. Këshqelat: i Dèjës, i Satit, i Sapatës, e krahinat e Rogamanies e të Zadrimës, i perkitëshin aso kohet gjinís së Zaccarìs, mâ vonë Dukagjinit. Edh sot gjindet këtu nji katund Nden Sat a se Nenshat (Hahn, Reise usë.328). Vendi kryeparë veç kje Sapa a Sapata, selì qi i perkitte argjipeshkëvís së Tivarit: “episcopus Sappatensis”.

Kundra gojdhanës mund të qesin kush, si vertè ka qitë, se emnin Sapë e kan ndie të parët e Nenshatit, prej ndonji Ipeshkëvit të huej, e se prandej gojdhana nuk ka vlerë. Por kjo fjalë âsht e kotë; persè mâ parë do të mendohet qi i hueji kà xânë prej vendasit emnin e vendit, se i vendasi prej të huejit emnin e vendit të vet.

Don dijt mandej se Sapa âsht kenë qytet i hershëm me ket emen, edhe perpara se t’u themelote këtu Ipeshkëvija. Nuk u bâ Sapa qytet pse u themelue Ipeshkëvija, por pse Sapa kje qytet u themelue në tê Ipeshkëvija. “Në vjetë 1291 e pertrine vendasit të rrenuemin qytetin e Savës e lypëne nji ipeshkëv, qi Papa i ua dha mbas lutjet t’argjipeshkëvit të Tivarit e të regjineshës Elenë”, (Theiner, Mon. Slav, 1, 111).

Dioqeza e Sapës e djegur nga regjimi komunist

Së mbrami don vûe oroe se Sapë e Sapatë nuk gjindet veç këtu, por edhe njeti. Nji herë kena nji lumë në Berishë qi i thonë Sapaç; në Bosnie ndeshena në lumin Sapna qi derdhet n’Drî t’atyshem; në Bullgarie nji vend quhet Saparevo, nji tjetër në Serbi Sabats, e kush di kû njeti. Deri nder bjeshka të Karnies emnohet nji vend Sapata, andej kah Regolato.

Shum mâ lerg, prà, se në nji perkthim të Shatit n’italishten Zappa, do t’i kerkohet fillja Sapës s’onë. E mbassi ky emën u gjetka në shumë vende, duhet thanë se nji popull a fis i herëshm fort e kà njitë gjithkund ku ka banue.

Cilli ka muejt me kenë ky popull?

Mbas këtì të pvetun n’a dalin para dy popjt mâ jetikët e këtyne anave, due me thanë Illyrt e Thrakët.

“Populli i Illyrve, shkruen Mommsen,[2] shtrihej n’e parë nder brigje të detit Adriatik, ç’prej grykës së lumit Po per të giatë t’Istries, Dalmatjes e Epirit deri kah Akarnania e Etolia, mandej, per mrenda, në Makedonie të syper, si edhe në Serbì të sotme në Bosnie e në tokë hungare bregut të djathtë të Danubit; kështu qi kah të lèmit kufizote me popuj të Thrakëve, kah prendimi me të Keltëve, prej të cillve të mramëve Taçiti çiltas e dàn.”

Thrakët, prep Mommsen[3], e kishin ndejen dikuer kah të lemit e tyne (Illyrve), ç’prej dedit Aegeus deri në grykë të Danubit, e, jo mâ pak, në njenen anë, bregut të shmâjt të këtì lumit, në Transilvanie të soçme, në tjetrën anë, andej Bosphorin, nemose në Bitinie deri kah Frigia; këtej me arsye Herodoti i thrret Thrakët mâ i perhapuni nder popuj qi aj njifte mbas Hinve”.

Prandej në Bieshka të Karnies (Alpi Carniche) kû gjindet Sapata[4] kjene illyrt, si edhe në Serbije, ku gjindet Sabats, në Bosnie ku âsht Sapna, e në Shqypnì ku gjindet Sapa e jonë. Në Bullgarie, per kundra, kû gjindet Saparevo, banuene Thrakët.
( Fundi i pjesës së parë)
(nga “Hylli i Dritës, Ndanduer 1922, Num. XI, ff. 519-527.” dhe e shkruar nga Gasper Gurakuqi)

Përgatiti për botim Fahri Xharra.

Etiketa: Bisedë me meshtarin Dom Gasper Gurakuqin për Sapën dhe thrakasitDom Gasper GurakuqiFahri XharraSapaShatZappa

Të Lidhura

Izraeli miraton pr/ligjin, dënim me vdekje për terroristët –

Humbësi më i madh i luftës është Netanyahu, ai rrezikoi gjithçka dhe dështoi –

nga 27
09:33 | 09/04/2026
0

“Në një luftë ku nuk ka fitues, kryeministri izraelit duket se do të jetë humbësi më i madh,” shkruan Guardian,...

Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona –

Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona –

nga 27
09:11 | 09/04/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Lumit të Vlorës, në afërsi të urës së...

Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n –

Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n –

nga 27
08:57 | 09/04/2026
0

Prej të paktën tre vitesh, Shqipëria po e humb me sukses garën rajonale për rritjen e pagave duke i mbetur...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 9 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:39 | 09/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Para
Ra nga shtylla e tensionit të lartë pas kontaktit me energjinë elektrike, ndërron jetë elektriçisti në Gjirokastër

U rrëzua teksa punonte në shtyllë, humb jetën elektriçisti në Rogozhinë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Izraeli miraton pr/ligjin, dënim me vdekje për terroristët –

Humbësi më i madh i luftës është Netanyahu, ai rrezikoi gjithçka dhe dështoi –

09:33 | 09/04/2026
Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona –

Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona –

09:11 | 09/04/2026
Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n –

Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n –

08:57 | 09/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 9 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:39 | 09/04/2026
Shqipëria dhe Serbia përkeqësohen ndjeshëm, Kosova pëson rënie –

26 miliardë lekë ‘zhduken‘ nga arka e shtetit, publikohet raporti që tregon vjedhjet ndaj shqiptarëve –

08:09 | 09/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Humbësi më i madh i luftës është Netanyahu, ai rrezikoi gjithçka dhe dështoi –
  • Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona –
  • Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n –
  • Këmbimi valutor 9 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 26 miliardë lekë ‘zhduken‘ nga arka e shtetit, publikohet raporti që tregon vjedhjet ndaj shqiptarëve –
  • Sot seancë plenare! Nga kërkesat e opozitës për komisione hetimore mbi punën e AKSHI te interpelanca e Braçes me Kumbaron –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humbësi më i madh i luftës është Netanyahu, ai rrezikoi gjithçka dhe dështoi –
  • Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com