Amerika e bën të qartë: Marrim pjesë në takimin e nesërm Kosovë-Serbi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amerika e bën të qartë: Marrim pjesë në takimin e nesërm Kosovë-Serbi

18:29 | 28/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas situatës së tensionuar në veri të vendit dhe vendimit që mori Qeveria e Kosovës nesër pritet që shumë gjëra të sqarohen në Bruksel, apo njohur ndryshe si vendi i dialogut për të dy shtetet, Kosovën dhe Serbinë.

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nesër do të takohen në Bruksel me palën serbe për të diskutuar lidhur me vendosjen e reciprocitetit për targat provuese si dhe tensionimin e situatës në veri pas protestimit të serbëve dhe vendosjes së barrikadave të shumta në rrugët që qojnë drejt pikave kufitare.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka konfirmuar edhe pjesëmarrja e SHBA-së në këtë zhvillim të dialogut.

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Të njëjtit kanë bërë të ditur se është Zv/ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime që do të bëhen në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mbështesim propozimin e BE-së për të organizuar diskutime këtë javë, mbi këtë çështje dhe të tjera. Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të riangazhohen në mënyrë të hapur, serioze dhe të menjëhershme. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar do të udhëtojë në Bruksel këtë javë që të marrë pjesë në këto bisedime”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Në konfirmimin e ambasadës për pjesëmarrjen e ShBA-së në dialogun Prishtinë-Beograd, gjithashtu u theksua se ShBA-të vazhdojnë të mbështesin bashkëpunimin më të ngushtë rajonal për të eliminuar barrierat për lëvizjen e lirë, tregtinë dhe investimet në dobi të të gjithë qytetarëve në Ballkanin Perëndimor.
Kurse lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit është thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë bashkë me Bashkimin Evropian dhe Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë në hapa të menjëhershëm për të shmangur veprimet që rrisin tensionet, rrezikojnë përparimin në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe që mund të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë.

Vazhdimi i takimeve në kuadër të dialogut është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano i cili ka deklaruar se mbështesin Kosovën dhe Serbinë dhe se janë për gjetjen e një zgjidhje për targat.

Që nga data 20 shtator, Qeveria e Kosovës saktësisht Ministria e Punëve të Brendshme mori vendim që të vendoset reciprocitet ndaj shtetit serb, ku të gjitha automjetet të cilat duan të hyjnë në territorin e vendit tonë duhet të posedojnë targat e përkohshme në të kundërtën hyrja e tyre do të pamundësohet.
Por kundër këtij vendimi vazhdojnë të jenë shumë serbë që për nëntë ditë rresht kanë vazhduar të protestojnë në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Përpos këngëve nacionaliste dhe provokimeve që bëheshin në drejtim të Njësive të Specializuara të Kosovës, ata kanë vendosur edhe kamionë të ndryshëm në formë barrikadash që të pamundësohet lëvizja në këto pika administrative të kufijve.

Etiketa: KosovaSerbiausa

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
Anulimi i fluturimeve drejt Rinasit/ AAC njofton pasagjerët: Edhe sot do të ketë vonesa

Ankth në Rinas, avioni përfundon jashtë pistës pas defektit në rrota

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com