Rama në konferencën me Presidenten e KE: Na dha ndihmë të madhe gjatë tërmetit, shkolla në Qerek një nga 16 godinat që do të ndërtohen falë tyre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama në konferencën me Presidenten e KE: Na dha ndihmë të madhe gjatë tërmetit, shkolla në Qerek një nga 16 godinat që do të ndërtohen falë tyre

12:22 | 28/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët që po mbahet në shkollën e rindërtuar në Qerek të Krujës, me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen, se ndihma e dhënë nga BE, në kohën që Shqipëria u godit nga tërmeti i 26 nëntorit, ishte e madhe.

Gjithashtu Rama tha se kjo tregon interesin që ka Bashkimi Evropian ndaj Shqipërisë, ndërsa shtoi, se shkolla e rindërtuar është një nga 16 shkollat që do të ndërtohen falë fondit të lëshuar nga BE.

“Sot mikpresim me një kënaqësi shumë të posaçme, Presidenten e KE, Ursula von der Leyen në një moment të rëndësishëm për ecurinë e Shqipërisë në BE, por edhe për sfidat e përbashkëta të njerëzimit dhe të vetë bashkësive brenda Europës, siç është lufta me pandeminë, beteja me ndryshimet klimaterike që kanë sjellë të reja të padëshiruara për ne në mjedisin ku jetojmë, çka e kemi parë me zjarret kërcënuese që janë shtuar në mënyrë të ndjeshme në të gjithë botën, posaçërisht edhe në këtë pjesë të Evropës. E ndërkohë, për faktin e lajmit të mirë brenda kësaj periudhe vështirësisë së posaçme që është lajmi i rindërtimit, transformimit rrënjësor të kushteve, të gjithë atyre familjeve që u goditën egërsisht nga tërmeti. Besoj që sot e shohin me sytë e tyre se rindërtimi po sjell një cilësi të re në jetën e tyre dhe jetën e fëmijëve të tyre, në një proces që vazhdon e ku hap pas hapi po mbyllen të gjitha plagët e asaj tragjedie të paharrueshme. Në këtë pikë dua të nënvizoj faktin që kjo nuk është vizita protokollare e një prej autoriteteve më të larta të Evropës, por është dhe vizita e një gruaje që është angazhuar personalisht me të gjithë zemër dhe energjitë e saj për ta vënë të gjithë kapacitetin e detyrës që mbulon në mbështetje të atyre familjeve, të atyre fëmijëve, të atyre që dolën shumë të goditur nga tërmeti.

Read more

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

Për këtë arsye, presidentes i takon një falenderim shumë i posaçëm jo thjesht protokollar, por një falenderim vëllazëror dhe i sinqertë për gjithçka ka bërë qysh nga marrja e lajmit për rënien e tërmetit. Është vendosur në lëvizje dhe nuk ka reshtur kur është kurorëzuar përpjekja personale, së bashku me të tjerë udhëheqës në Evropë, për t’ia dalë me sukses të një konference donatorësh që është historike për nga shpejtësia dhe volumi i angazhimeve të mbledhura aty. Kjo nuk ka ndalur, por ka vazhduar me angazhimin e presidentes. Ja ku jemi sot këtu. Kjo është një prej 16 shkollave të ndërtuara me fondet e konferencës dhe posaçërisht nga fondi i dhurimit të KE, kjo është faktikisht një e katërta e shkollave që do të ndërtohen dhe janë në proces ndërtimi. Kështu që, këtu jemi në një vend që është një dëshmi e gjallë e solidaritetit, e frymës së bashkëpunimit, miqësisë dhe vërtetësisë së kësaj marrëdhënieje me BE. Kjo është një arsye e dukshme, e prekshme, konkrete për të mos e humbur durimin me BE, që është njëkohësisht një forcë e madhe pozitive në shërbim të njerëzve, shoqërive, që bëjnë pjesë në këtë kontinent të bekuar”, tha Rama.

Etiketa: Kryeministri Edi RamaPresidenten e KEshkolla e rindërtuar në Qerek të KrujësUrsula von der Leyen

Të Lidhura

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

nga 27
12:11 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku gjatë aksionit për kapjen e të 43-vjeçarit...

Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

nga 27
12:03 | 04/06/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një debati me ish ministrin e Ramës, Pirro Vengu i tha atij se...

Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –

Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –

nga 27
11:41 | 04/06/2026
0

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

nga 27
11:31 | 04/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe socialistët që të mos organizojnë atë që ai...

Para
Salianji nga Korça: Kemi rikuperuar më shumë se 7 mijë vota në qytet

Debat në komisionin e Sigurisë për vrasjen e policit në Lezhë, Salianji: Kushdo që bie në luftë me krimin është Dëshmor i Atdheut

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

12:11 | 04/06/2026
Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

12:03 | 04/06/2026
Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –

Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –

11:41 | 04/06/2026
Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

11:31 | 04/06/2026
Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

11:13 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –
  • Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –
  • Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –
  • Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –
  • Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –
  • O mret, po ku ishe këto vite?! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –
  • Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com