Bruime nga prokuroria thonë se po verifikohet roli i ministrit të brendshëm në këtë çështje
Burime nga Prokuroria e Tiranës, konfirmojnë se prokuroria po verifikon edhe rolin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në çështjen e përgjimeve, raporton oranws.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti, Haki Çako është pezulluar sot nga detyra, për çështjene përgjimeve, ndërsa për dy zyrtarë të tjerë është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie.
Sipas prokurorisë, Haki Çako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pajisje përgjime, e cila sipas hetimeve të njësisë task-forcë ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizojë interceptime telefonike.