“Nuk na vendos dot në rresht”, Berisha dhe militanti demokrat mesazh Yuri Kim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk na vendos dot në rresht”, Berisha dhe militanti demokrat mesazh Yuri Kim

08:25 | 26/09/2021
në Kryesore
0

“Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti Uillson ishte ai që ngriti zërin dhe tha se Shqipëria duhet të jetë e pavarur” tha ambasadorja Yuri Kim ditën e djeshme pas takimit me Lulzim Bashën, që e mbështeti në betejën kundër Sali Berishës.

Por ish-kryeministri, ngriti një pyetje nga Vlora; “A mund të imagjinojë kush se këta burra të mëdhenj të kombit amerikan (Uillson, Clinton, Bush) të imagjinonin se do të dilte një përfaqësues i tyre dhe t’u thoshte shqiptarëve, votoni ju po do u them unë se kush do të hyjë në parlament?”.

“Nuk ka asgjë personale, reagimi im ndaj ndërprerjes së mandatit, të dashur miq, në shqiptarët përjetësisht nuk u dalim borxhi SHBA-së, Presidentit Uillson, Clinton, Bush. Të parit ne i dedikojmë rikthimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe sovranitetit të saj. Në aktet e Versajës kishin firmosur mjerisht edhe përfaqësuesit e tij për shuarjen e Shqipërisë, por kur ai burri i madh e pa i hodhi në kosh të plehrave dhe tha ata do të vetëvendosin dhe Shqipëria u rikthye e pavarur.

Read more

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Kosova është e pavarur sepse Clinton udhëhoqi NATO-n në çlirimin e saj dhe Bush pavarësinë e saj. A mund të imagjinojë kush se këta burra të mëdhenj të kombit amerikan t’i imagjinonin se do të dilte një përfaqësues i tyre dhe t’u thoshte shqiptarëve, votoni ju po do u them unë se kush do të hyjë në parlament. Kjo ishte gjëja më e pabesueshme. Ti më shpalle “non grata” për të mos hyrë në vendin tënd, por nëse hyj apo jo në parlament e vendosin shqiptarët.

Një proces është në Paris, ftoj jo vetëm DASH, por cilindo mbi tokë, që cdo dokument që ketë ta paraqesë në atë gjykatë dhe garantoj se cdo vendim që duhet do të marr nëse një njeri paraqet një fakt të vetëm por kjo kurrë nuk do të ndodhë pasi të tillë nuk ka pasur. Ju ftoj të vazhdojë këtë betejë duke zgjeruar demokracinë duke u bashkuar me të gjithë kontributet tonë, investimet nga demokratët në 30 vite, jemi bashkërisht, duke sjellë prurje të reja dhe duke i dhënë frymëmarrje kësaj partie” tha ai.

Një demokrat gjatë takimit i kërkoi Sali Berishës që të marrë në dorë “frenat” e partisë për ta rikthyer në pushtet. “PD në Vlorë u fik. Mblidh grupin e politikanëve të rinj të PD-së sepse të shquar, bën platformën nga dalja e krizës, të ribashkimit, të ristrukturimit”.

Qytetari vlonjat kishte një mesazh edhe për ambasadoren amerikane. “Një zonjë e nderuar e një shteti të madh nuk e vendos dot në resht PD-në dhe të mohojnë historinë e PD-së. Ne për të ecur përpara do të ngulim të dyja këmbët në të kaluarën e PD-së  me në krye Sali Berishën” tha ai si përgjigje për ambasadoren, e cila tha dje se “nuk mund të ecësh përpara me një këmbë të ngecur tek e kaluara”.
Etiketa: Sali BerishaYuri Kim

Të Lidhura

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

nga 27
23:09 | 02/06/2026
0

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për...

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Para
Nuk kanë komplekse, kjo është shenja më e mençur e horoskopit

Horoskopi për ditën e sotme, 26 shtator 2021

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com