Nga një “B” për çdo mandat, ja si Rama po i përdor “kundërshtarët” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga një “B” për çdo mandat, ja si Rama po i përdor “kundërshtarët”

10:29 | 21/09/2021
në Kryesore
0

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Nga Avni Nezaj 

Nuk është çudi që në politikë të përdoren njerëzit nga drejtuesit e një kapanoni politik dhe të hidhen pastaj pas përdorimit si puna e limonit, ose të marrin shpërblimin pas shtrydhjes. Disa përfundojnë në “qese” mediatike, disa të tjerë presin radhën për t’u rishtrydhur e disa të tjerë edhe pse janë të gatshëm të shtrydhën, nuk u ndodh kjo “mirësi”. Duhet talent edhe që të jesh i përdorshëm.

Por në politikën e Partisë Socialiste nuk kanë ndryshuar rregullat. Janë ato rregullat historikë. Rama shpik kundërshtarë brenda partisë që ata të lëkundurit e tij në rilindje t’i mbajë nën kontroll. Në këtë mënyrë votuesit të mos shkojnë as te forca të tjera politike të majta, por as të kalojnë “mos o zot” djathtas. Gjatë fundit të mandatit të Parë Edi Rama nxori si kundërshtar të tijin të “ashpër” Ben Blushin, ose dopio “B”-ja e mandatit të parë. Nuk la gjë pa thënë për liderin, krijoi edhe një forcë politike që të mbante nën kontroll të mërziturit me Ramën. Dhe ia arriti qëllimit.

Aq shumë u akuzuan me njeri-tjetrin sa dukej se së shpejti do të niste lufta “civile” në Rilindje, por edhe më gjerë. Ata ishin “gjithë bota” e shqiptarëve. Sepse janë specialistë luftërash dhe propagande, majtistët.

Bën Blushi u “dhunua”, u kryqëzua se dilte kundër udhëheqësit. Por kjo ishte loja. Dhe këtë e kuptuam plotësisht vetëm pak muaj më vonë kur Blushi “shiti” partinë pasi kishte shitur shpirtin dhe hyri në vadhë, në rresht bile dhe i paguar mirë. Disa zëra thonë se plehrat që hedhim ne në kosha i riciklon Blushi me urdhër e leje partie, sepse duhet të paguhet robi se shpëtoi mandatin e dytë.

Tani pasi nisi qeverisja e mandatit të dytë, pasi opozita iku në drejtim të paditur, Rama dhe rilindja kishin nevojë përveç murrizëve dhe kurrizëve në parlament edhe për një “B” tjetër brenda partisë. Dhe përzgjedhja ishte e menjëhershme. Bushati ish-Ministër i Jashtëm dhe dikush që kishte një farë stature në Rilindje duhej të gradohej kundërshtar. Dhe kështu ndodhi. Edhe pse ai nuk ishte shumë i ashpër me liderin pasi ai ndihmohej shumë edhe nga opozita anonime në Kuvend, e bëri shumë mirë punën e tij. Denoncoi me nënkuptime disa sjellje të liderit siç janë marrëdhëniet me Serbinë apo me Greqinë. Dhe nuk bëri më shumë.

Por këto kishin ndikimin e tyre tek elita “patriotike” e PS. I “dënuari” Bushati tani është anëtar kryesie i Partisë. Dhe përtej hamendësimeve se Rama e riktheu sërish për ta pasur nën kontroll duhet besuar se ai u rikthye për shërbimin e “armikut” që beri kohë më parë. Thjesht ishte në rol, ose situata e tij i shërbente Ramës dhe ai inskenoi edhe përgjigjet dhe reagimin rilindas ndaj tij.

Tani pasi mandatin e tretë e ka në xhep edhe si dhuratë të ndërkombëtarëve, edhe si specialist manipulimesh mediatiko – elektorale që është i duhet një armik tjetër brenda Partisë. Dhe në heshtje me metodat e demokracisë së rilindjes, ai hoqi Ballën nga Sekretar i Përgjithshëm në parti dhe nga drejtues i Elbasanit dhe e përplasi në Fier. A do të jetë ky “viktima B” e radhës për t’i shërbyer Ramës si një varkë e shpuar për të mbajtur kundërshtarët brenda linjës së qeverisjes së tij. Mendoj se është e njëjta strategji. Ka edhe zotin Braçe që po rilind si kundërshtar pasi kreu trimërinë e radhës duke rrezuar karrigen e zyrës. Por ky bashkë me Ballën pak më shumë se një “B” bëjnë.

Ndërsa, këtej nga drejtimi i opozitës nuk ka shenja se dikush do kalojë ylberin. Të paktën të kundërshtojë sa këto “B”-të e emëruara.

Kjo, vetëm që Ramës të mos i kujtohen “B”-të dhe nuk ka nënkuptim tjetër. Ose për të thyer fjalët e këqija që qarkullojnë nëpër “kazanët” e medias se “B”-ja e opozitës nuk është i njëjtë si “B”-të e pushtetit. Se ky as nuk “përdoret” as nuk “shantazhohet”. Thjesht shton radhët e “B”-ve që nuk janë armiq të Ramës, por shërbëtorë të tij.

Etiketa: avni nezajedi rama

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE në dekadën e fundit

Ekspertët e INSTAT: Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com