Një 18-vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë. Ai prej 1 muaji po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
I riu i identifikuar si E.SH nga Prizreni, kishte marrë lëndime të shumta pasi në 1 Gusht ishte rrëzuar nga një lis.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe qëndrimit të tij për më shumë se një muaj në spitalin e Prishtinës fatkeqësisht ai nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
Vdekja e të riut është konfirmuar dhe nga policia e Kosovës.
“Prizren, 01.08.2021 – 14:00. Në lidhje me rastin me 08.09.2021 gjersa ishte ne trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë, si pasojë e lëndimeve te marra ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.