Basha përkujton kryengritjen antikomuniste të Postribës: Thirrje patriotike për të mos lejuar asnjë regjim të pengojë aspiratën e një populli për liri e demokraci – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha përkujton kryengritjen antikomuniste të Postribës: Thirrje patriotike për të mos lejuar asnjë regjim të pengojë aspiratën e një populli për liri e demokraci

09:41 | 09/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar në 75-vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri.

Basha thotë se tashmë një hije tjetër po vjen në Shqipëri në formën e një regjimi që ka qëllim të njëjtë me atë të së shkuarës, po pengon integrimin europian të vendit.

Basha shton se kryengritja e Postribës është thirrje patriotike për rezistencë dhe për t’u përballur me çdo regjim që tenton të pengojë aspiratën e popullit shqiptar për liri e demokraci.

Read more

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

STATUSI NGA LULZIM BASHA
75 vite më parë, Postriba hyri kryelartë në histori përmes gjakut dhe guximit të qindra patriotëve, intelektualëve, klerikëve të të gjithë besimeve, të cilët i dhanë jetë kryengritjes së parë antikomuniste në Europën e ndarë nga perdja e hekurt.
Kjo shkëndijë e parë e rezistencës kundër regjimit gjakatar që u instalua dhunshëm në vend, shkërmoqi sigurinë e pushtetit antishqiptar duke sfiduar frikën dhe propagandën mashtruese që fliste në emër të një populli që në fakt po rebelohej, e që ndezi shpresën e një fundi të shpejtë të klikës uzurpuese.
Heronjtë e Postribës ngritën krye në emër të asaj çka ishte dhe mbetet e shenjtë për çdo shqiptar: liria dhe orientimi drejt vlerave perëndimore.
Malësorëve martirë nuk u duhej të prisnin gjatë për të kuptuar se regjimi që sapo kishte hedhur kthetrat mbi Shqipërinë, po hapte kapitullin më të errët të historisë tonë. Ata njerëz fisnikë e dinin dhe e ndjenin në çdo ind të tyre, se asgjë e mirë nuk mund të vinte për kombin nga mohimi i vlerave themelore që, edhe në kohët më të vështira, kanë shënuar jetëgjatësinë ndër shekuj të popullit shqiptar.
Ky manifestim i lartë guximi, kjo kryengritje për lirinë e atdheut që tundi themelet e regjimit komunist, u shtyp me dhunën më brutale nga frika e gjakatarëve se liria që frymonte bashkë me luftëtarët e saj, nuk do të zhdukej nga ky vend.

Dhuna shtazarake që ra me vërtik për të shuar çdo përpjekje për demokraci, shënoi fillimin e një kalvari të gjatë vrasjesh dhe vuajtjesh, që nuk kursyen as gra e fëmijë. Terrori i egër do të shkretonte familje të tëra, përfshirë ato të Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit e Abdullah Sahitit, patriotët që i prinë asaj kryengritjeje heroike.
Vetëm në ditët e para togat e zeza komuniste pushkatuan pa gjyq 28 vetë. Masakra nuk u zhvillua vetëm në Postribë, por edhe në Shkodër, Pukë, Malësi të Madhe dhe në Mirditë.
Një tragjedi që jehon edhe sot, por kurrë sa akti i ndritur i rezistencës i atyre që dhanë jetën për lirinë. Sepse ajo që historia na mëson është se regjimet dhe falangat e tyre bien të damkosura, ndërsa ata që luftuan për liri, përjetësohen dhe lënë gjurmë mbi të cilat hedhin hapat e tyre brezat, që me mirënjohje përkujtojnë sakrificat e të parëve, duke ruajtur në thellësite e zemrave të tyre një vend të shenjtë për të gjithë ata që dhanë jetët e tyre të çmuara.
Ndaj, me nderim dhe mirënjohje përkulemi sot para kryengritësve të Postribës, të përkushtuar ndaj vlerave për të cilat ata sakrifikuan aq shumë, për më tepër kur 75 vite më vonë, një perde e re e hekurt e ka ndarë Shqipërinë nga kombet perëndimore.
Një hije, e cila vjen prej një regjimi që ka mjete të ndryshme por qëllime të njëjta me atë të së shkuarës, po e pengon vendin tonë të jetë pjesë e familjes europiane. Një regjim që godet demokracinë, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve, i cili është sa produkt i forcave të errëta të shoqërisë, aq edhe produkt i përballjes të pamjaftueshme me të kaluarën, që u lejoi pasardhësve të xhelatëve të hedhin pluhur mbi historinë e të restaurojnë një model që e kthen pas Shqipërinë.
Kjo përpjekje tinëzare, që shkon në kundërshtim me idealet e martirëve të Postribës dhe po ashtu me aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për një Shqipëri europiane, është një thirrje patriotike për rezistencë, për t’u përballur, për të mos lejuar asnjë regjim të pengojë aspiratën e një populli të tërë për të gëzuar të njëjtën liri, të njëjtën demokraci, të njëjtën mirëqenie që gëzojnë popujt e Bashkimit Europian.
Lavdi përjetë heronjve të Postribës!

Etiketa: Kryengritja e Postribëskryetari i pdLulzim Bashapërkujtimi i 75-vjetori i kryengritjes se parë antikomuniste në Shqipëri.

Të Lidhura

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

nga 27
15:28 | 02/06/2026
0

Irani ende nuk i është përgjigjur një marrëveshjeje përfundimtare të propozuar me SHBA-në, që synon t’i japë fund konfliktit. Kështu,...

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

nga 27
15:06 | 02/06/2026
0

Sulmet e reja izraelite në Liban kanë vrarë të paktën tetë persona, përfshirë një dentist dhe dy fëmijët e tij,...

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

nga 27
14:46 | 02/06/2026
0

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në qytetin Rendsburg, në landin Schleswig-Holstein të Gjermanisë, pasi një burrë i armatosur...

Duhet t’a nisim nga vetja –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

nga 27
14:22 | 02/06/2026
0

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një fazë e re e fenomenit klimatik El Niño mund të nisë...

Para
Talebanët në Kabul, Presidenti afgan largohet nga vendi

Ish-presidenti afgan: Ika për të shmangur gjakderdhjen, nuk mora para nga shteti

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

15:06 | 02/06/2026
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

14:46 | 02/06/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

14:22 | 02/06/2026
Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

14:00 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –
  • Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –
  • OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –
  • Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –
  • Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com