Gjendet mjeti i autorëve, dy persona në kërkim
Bisnesmeni Vasil Biba, i rrëmbyer në fund të dhjetorit 2015, u gjet i vrarë dhe i groposur në zonën e zabelit të malit të dajtit rreth 4 muaj më parë. Ai është rrëmbyer nga 3 persona, dy prej të cilëve nuk bëhen publikë nga policia, ndërsa 32- vjeçari Bledar Mineri, është shtetasi i shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor i ngjarjes.
Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se makina “Range Rover”, e përdorur për këtë krim është sekuestruar nga policia. Ekspertët kriminalistikë pritet të bëjnë ekzaminimet e duhura për gjetjen e provave shkencore.
Nga hetimet paraprake mendohet se motivi i vrasjes së biznesmenit të jetë veprimtaria e tij në fushën e ndërtimeve dhe njw shumw e madhe parash borxh qw Biba nuk ia kishte kthyer Minerit. Sipas të dhënave të grupit hetimor rezulton se ai është larguar nga Shqipëria në drejtim të Hollandës. Nga gjurmimet e kryera të policisë dyshohet se ai fshihet në banesën e disa shqiptarëve në Hollandë. Bazuar në këto të dhëna, autoritetet shqiptare kanë kërkuar arrestimijn e tij në një letër porosi nisur autoriteteve hollandeze.