Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese kundër koronavirusit dhe në pikën kufitare të Morinës mbizotëron sërish kaosi. Mësohet se radhë kilometrike janë krijuar në këtë pikë, ndërsa qytetarët e Kosovës presin prej më shumë se dy apo tre orësh për të kaluar.
Për të kaluar kufirin duhet të jesh i pajisur me test PCR negativ apo vërtetim vaksinimi.
Personat që kanë vetëm një dozë të vaksinës nuk po lejohen të kalojnë, ndërsa është hapur edhe një pikë testimi me pagesë.
/ABC/