Gjatë përplasjeve mes protestuesve të shoqatës “Çamëria” dhe policisë, deputetja Mesila Doda është dhunuar nga policia. Deputetja e PDIU-së ka qënë në krye të protestës, ndërkohë që policia ka tentuar t’i largojë protestuesit nga rruga dhe ka shtyrë deputeten Mesila Doda.
Ky gjest i policisë ka acaruar së tepërmi protestuesit, të cilët janë hedhur menjëherë në mbrojtje të deputetes dhe kanë kërkuar nga policia të mos përdorë dhunë e aq më tepër ndaj grave e aq më shumë akoma ndaj një gruaje deputete.