“Rritje rroge për emergjencat civile”, Rama kërkesë gjykatave: Zjarrvënësit kalbini në burg, të bëhen shembull – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rritje rroge për emergjencat civile”, Rama kërkesë gjykatave: Zjarrvënësit kalbini në burg, të bëhen shembull

12:21 | 03/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rritje rroge për forcat e emergjencave civile të cilët gjatë muajit gusht u përballën me zjarre masive në të gjithë vendin.

Rama u shpreh se ajo kurrë nuk do të jetë e mjafueshme për sa kohë u kërcënohet jeta por e cilësoi një motiv më shumë për të bërë një punë më të mirë. Ai paralajmëroi gjykatësit të japin vendime të drejta për ata që vënë zjarre, duke u kujtuar se vendimet e tyre do u shërbejnë edhe fëmijëve të tyre, duke u kthyer në shembull për të tjerët.

“U shpreh ngushëllimet publikisht dy djemve që humbën prindërit në tragjedinë për shkak të zjarrit. U shpreh mirënjohjen, respektin, vlerësimin e mundshëm dhe atyre që u angazhuan në këtë muaj zjarri dhe manifestuan një ndjenjë të lartë sakrifice dhe përkushtimi. Këtu kam parasysh të gjitha forcat e angazhuara në terrene të vështira. Forca të armatosura. Zjarrfikëse, policore, ato vullnetare, Forcat e administratës dhe zonave të mbrojtura dhe ata që mbështetën këtë përpjekje me ambulancat e urgjencës kombëtare, Ajo që mbetet sot është nga njëra fuqia e shembullit të të gjithëve. Por duke vazhduar deri në fund. Ministri preku disa aspekte.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Nuk do zgjatem me shtjellimin e tyre por dua të them me bindje se çfarë kemi parë deri tani për të parë me optimizëm rezultatin përfundimtar të këtij procesi. Ishte një muaj zjarresh që përfshiu botën dhe duke u afruar këtu te ne. Vuri në pozitë të vështirë vende të afërta që janë mësuar me sfidën e zjarreve të përvitshme dhe kishin nevojë për ndihmë. Këtu kam parasysh Italinë,. Greqinë dhe Turqinë. Janë tre vende me struktura nga më të jashtëzakonshmet të mbrojtjes civile që i janë gjendur Shqipërisë gjithmonë kur ka pasur nevojë për mjete por këtë herë e kishin të pamundur dhe kishin nevojë vetë për ndihmë. Ky është një nga shembujt kuptimplotë të rëndësisë së madhe që ka marrëdhënia jonë me BE dhe që ka BE për jetën tonë jo thjesht në aspektet e standardeve por edhe në aspektin jetësor që prek drejtpërdrejtë jetën dhe kërcënon fizikisht. Kjo do të thotë që Shqipëria nuk përbën përjashtim. Nuk është e rastësishme që BE ka ngritur një mekanizëm të brendshëm për të asistuar shtetet që janë në emergjencë. Dua të shpreh një falënderim të posaçëm sot.

Ky falënderim nuk është formal dhe as diplomatik. Nuk është as një falënderim për dy ambasadorë. Unë sot dua që edhe Luigin edhe Yurin t’i përmend pasi gjatë periudhës së gushtit kanë qenë të vëmendshëm dhe të interesuar për të marrë vesh si shkoi dita qoftë për të thënë në fillim të ditës si shkoi dita sot. Dua t’i falënderoj të dy për ndihmën që dhanë duke vënë në dispozicion të operacioneve për fikjen e vatrave të zjarrit edhe në terrene të vështira, disa mjete speciale që e lehtësuan punën e trupave tona në terren. Për ta mbyllur me falënderimit, falënderoj ministrin sepse ka nderuar qeverinë në këtë muaj sfidues duke qenë ditë natë pranë trupave, duke u gdhirë në jug dhe duke u ngrysur në veri duke motivuar edhe drejtuesit e tjerë. Ky është modeli që të gjithë ne kemi detyrimin të kemi parasysh sa herë sfidat bëhen të tilla që i vënë njerëzit në pozitë. Kur shohin autoritetet dhe titullarët aty bashkë me ta sfida bëhet më e lehtë,. Rolin thelbësor e keni ju që jeni aty në rreshtat e pasëm dhe ata që janë me uniformë për të përfaqësuar këtu një trupë shumë të madhe që arriti të shpëtojë jetë njerëzish duke parandaluar përmasa katastrofike. Vlerësimet që ne japim sot këtu, unë kam nderin të shpreh mirënjohje me medaljen e artë për forcën tokësore për shërbimin profesional.

Dua t’u them të gjithëve, duke filluar nga trupa e re e agjencisë kombëtare civile, ne do të bëjmë atë që duhet për të rritur edhe pagën që nuk do jetë asnjëherë e mjaftueshme sepse nuk është e mjaftueshme askund kur kërcënohet jeta por është një motiv më shumë. Nuk dua të zgjatem por nuk mund të rri pa theksuar aspektin kriminal të këtyre vatrave të zjarrit që në një pjesë të madhe janë rezultat i rritjes së temperaturave dhe barbarisë së atyre që vrasin shpirtin e atdheut, plagosin trupin e atdheut dhe hedhin në erë mundimet, përkushtimin e shumë gjeneratave. Ata nuk meritojnë të jetë të lirë por të kalben prapa hekurave. Shpresoj që gjykatat të japin vendimet e duhura dhe gjykatësit të jenë në lartësinë e dhimbjes për vlera natyrore të dëmtuara. Këto nuk janë pasuria e askujt por e të gjithëve bashkë. Është një vendim që do japin për fëmijët e tyre. Uroj që këta kriminelë barbarë jo vetëm të kalben në burg por të japin një mesazh për të tjerët kur të vijë vera e ardhshme”, tha Rama.

Etiketa: edi ramaemergjencat civileZjarret në vend

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Fauci: Mbi 50% e të infektuarve me Covid janë si pasojë e rasteve asimptomatike

Varianti i ri i covid “Mu”, Fauci: Mund të shmangë disa antitrupa të vaksinave

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com