Policia bën bilancin e 24 orëve: Mijëra gjoba dhe 9 shoferë të arrestuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia bën bilancin e 24 orëve: Mijëra gjoba dhe 9 shoferë të arrestuar

17:24 | 11/08/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në të gjitha akset e vendit. Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 46 leje drejtimi, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 1666 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Read more

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Njoftimi i plotë:

Siguria rrugore, një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit

Masat e shtuara nga Policia Rrugore, duke filluar me monitorimin e akseve rrugore nacionale, me radarë, patrullimet me makina të paloguara, përdorimi i dronëve, kamerave, aparateve fotografike dhe alkooltestuesve, po evidentojnë përditë shkelje të shumta si: drejtim mjeti me shpejtësi deri 2 herë më shumë se norma e lejuar, drejtues mjetesh që drejtojnë mjetet në ndikimin e alkoolit e më keq akoma në gjendje të dehur, në masa të mëdha të përdorimit të alkoolit, drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin pa leje drejtimi, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim në sens të kundërt, tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative, shkelje semafori, gara shpejtësie e shumë shkelje të tjera që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në autostradën Levan-Vlorë, nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë monitorimit me radar, është konstatuar mjeti tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi K. M., 21 vjeç, i cili qarkullonte me shpejtësi 167 km/h. Gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se 21-vjeçari drejtonte mjetin pa leje drejtimi përkatëse, duke përdorur një patentë të falsifikuar. Ky drejtues mjeti është proceduar penalisht dhe është ndëshkuar me masë administrative.

Në rrugën interurbane Tuneli i Krrabës-Tiranë, gjatë monitorimit me radar nga Policia Rrugore e Tiranë është konstatuar mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. G., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili qarkullonte me shpejtësi 165 km/h. Ky drejtues mjeti është ndëshkuar me masë administrative 15.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj dhe zbritje 3 pikë nga leja e drejtimit.

Po nga Policia Rrugore e Tiranës, gjatë kontrolleve parandaluese, në bulevardin “Zhan D’ark”, është konstatuar shtetasi Xh. N., 21 vjeç, që drejtonte automjetin pa vendosur rripin e sigurisë. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, 21-vjeçari i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer. Ky drejtues mjeti u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 46 leje drejtimi, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 1666 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë? dhe prezencë të Policisë Rrugore??♂, të pajisur edhe me dronë, dragera?, kamera ?e aparate fotografike.

#MosUbëjStatistike?

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj?

Etiketa: gjobaPolicia e Shtetit

Të Lidhura

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

nga 27
17:40 | 05/06/2026
0

Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar në afërsi të gjykatës së Tiranës ditën e sotme. Nga impakti...

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Para
Mes të prekurve në Greqi nga koronavirusi dhe 4 shqiptarë

Mbi 3 mijë raste të reja dhe 19 të vdekur nga Covid në Greqi

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026
Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com