Biden mesazh për Kosovën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden mesazh për Kosovën

18:45 | 30/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Ja pse Rama nuk e lëshon Ballukun –

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona –

Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE (Emrat) –

I shkuan në banesë 65-vjeçarit dhe e dhunuan, shpallen në kërkim babë e bir –

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të ndajë të dielën Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden.

Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale nga presidentja Osmani thuhet se medalja i ndahet të ndjerit “për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë”

Joseph Beau Biden, i cili vdiq në moshën 46 vjeçare në vitin 2015, kishte shërbyer në Kosovë si këshilltar ligjor në vitin 2001.

Përmes një video-mesazhi, një pjesë e të cilit u shpërnda nga zyra e presidentes së Kosovës, presidenti Joe Biden, u shpreh mirënjohës për ndarjen e medaljes për të birin.

“Beau punoi në Kosovë me zemër dhe ra në dashuri me atë vend“, tha presidenti Biden duke kujtuar ceremoninë e 17 gushtit të vitit 2016, kur bashkë me familjen vizitoi Kosovën dhe mori pjesë në ceremoninë gatë së cilës një rruge që çon në Bondsteel, kampin e disa qindra trupave amerikane që vazhdojnë të shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, ju vu emri i të birit.

Ai tha se Beau doli vullnetar pas luftës për të punar në Kosovë.

“Atëbotë Kosova kishte ende plagë të luftës dhe drejtësi të mbytur për shkak të sundimit totalitar. Mirëpo, Beau e ka parë se çfarë mund të bëni ju. Beau e ka parë edhe atëherë të ardhmen që ka qenë e mundur për shtetin tuaj krenar, të ardhmen e mohuar për një kohë të gjatë për Kosovën“, tha ai.

Presidenti Biden, tha se duke e pranuar medaljen, njeh edhe përparimin e arritur në 20 vitet e fundit në Kosovë, por, tha ai, ende ka punë për të bërë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe fetare, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me vendet fqinje dhe për zhvillimin ekonomik.

“Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner i palëkundur i Kosovës në këtë punë në mënyrë që të dëshmojmë se bashku se demokracitë mund t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve”, tha ai.

Presidenti Biden përmendi mbështetjen e Kosovës me vaksina kundër COVID-19 të cilët pritet të arrijnë brenda javësh përmes programit COVAX, ndërsa nënvizoi përkushtimin për thellimin e miqësisë dhe partneritetit ndërmjet të dyja vendeve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se medalja u kushtohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa fjala e presidentit Biden tha se dëshmon marrëdhëniet e posaçme ndërmjet të dyja vendeve.

Kosova doli nga lufta në vitin 1999 me ndërhyrjen e NATO-s dhe nëntë vjet më pas shpalli pavarësinë e saj të mbështetur nga vende kryesore perëndimore. Roli i Shteteve të Bashkuara në këto procese por edhe për zhvillimet e ardhshme, në Kosovë vlerësohet i pazëvendësueshëm.

Etiketa: Joe BidenKosovaMesazh

Të Lidhura

Televizionet nën kontrollin e plotë të qeverisë! –

Ja pse Rama nuk e lëshon Ballukun –

nga 27
10:29 | 24/12/2025
0

Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka komentuar ditën e sotme, hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe qëndrimin që ka bajtur Edi...

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri) –

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona –

nga 27
10:15 | 24/12/2025
0

Prokuroria Tiranë pas mbylljes së hetimeve ka dërguar për gjyq shtatë persona, për veprën penale ‘Mashtrimi’. Nga hetimet ka rezultuar se...

Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE (Emrat) –

Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE (Emrat) –

nga 27
09:49 | 24/12/2025
0

Një shtëpi bari është zbuluar nga Policia në Shkodër, ndërsa është vënë në pranga një 22-vjeçar dhe 1 punonjës i...

I shkuan në banesë 65-vjeçarit dhe e dhunuan, shpallen në kërkim babë e bir –

I shkuan në banesë 65-vjeçarit dhe e dhunuan, shpallen në kërkim babë e bir –

nga 27
09:43 | 24/12/2025
0

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar, babë e bir, për dhunë fizike ndaj bashkëfshatarit të tyre....

Para
A ndihet i braktiktisur nga demokratët dhe a do të heqë dorë nga politika? Berisha gajas gazetarët në fund të konferencës

I kërkoi Bashës ta largonte nga PD, Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Gabove rëndë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Televizionet nën kontrollin e plotë të qeverisë! –

Ja pse Rama nuk e lëshon Ballukun –

10:29 | 24/12/2025
I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri) –

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona –

10:15 | 24/12/2025
Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE (Emrat) –

Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE (Emrat) –

09:49 | 24/12/2025
I shkuan në banesë 65-vjeçarit dhe e dhunuan, shpallen në kërkim babë e bir –

I shkuan në banesë 65-vjeçarit dhe e dhunuan, shpallen në kërkim babë e bir –

09:43 | 24/12/2025
Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI nga xhepat e taksapaguesve –

Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI nga xhepat e taksapaguesve –

09:11 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ja pse Rama nuk e lëshon Ballukun –
  • Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona –
  • Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE (Emrat) –
  • I shkuan në banesë 65-vjeçarit dhe e dhunuan, shpallen në kërkim babë e bir –
  • Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI nga xhepat e taksapaguesve –
  • E rëndë në Greqi! 13-vjeçarja përdhu*ohet nga një grup djemsh, 3 prej tyre shqiptarë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja pse Rama nuk e lëshon Ballukun –
  • Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com