I kërkoi Bashës ta largonte nga PD, Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Gabove rëndë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I kërkoi Bashës ta largonte nga PD, Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Gabove rëndë

19:52 | 30/07/2021
në Kryesore
0

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila sot i kërkoi Lulzim Bashës prerë që të distancohet nga Sali Berisha duke e larguar nga grupi parlamentar i PD-së për legjislaturën e re të parlamentit që do të nisë në shtator.

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë Partisë Demokratike i njohu meritën për rrëzimin e komunizmit. Dhe me një shprehje simbol të regjimit se “bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim”, i kërkoi drejtpërdrejtë demokratëve të mos sakrifikojnë forcën e tyre politike por të largojnë Sali Berishën.

Por ish-kryeministri këtë shprehje të përdorur nga ambasadorja amerikane e cilësoi fyese për demokratët dhe të gjithë shqiptarët dhe i tha diplomates se gaboi rëndë.

Read more

Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four” –

Tre makina përfshihen në aksident në Shkodër, humb jetën një person –

Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës –

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj –

“Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu permendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem.

Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve. Ne kete kontekst shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fyerje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne diktature apo nga raciste albanofobe” shkruan Berisha.

Deklarata e plote e Sali Berishes
Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu permendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem. Lidhur me keto deklaroj sa vijon:

Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptar ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve.

Qe nga data 19 maj 2021 dhe deri sot pas vendimit te Sekretarit Blinken, te bazuar ne lobimin korruptiv te Edi Rames dhe George Soros, armik i demokracise se shqiptareve dhe shpifjet e tyre, une i kam kerkuar dhe i kerkoj Sekretarit Blinken te publikoje çdo fakt, dokument apo prove qe ai ose kushdo tjeter mbi toke disponon per te faktuar ato qe ka shkruar ne vendimin e tij. Por deri sot nuk eshte publikuar asnje prove dokumet apo fakt vetem e vetem se ato nuk ekzistojne. Per te gjitha keto une kam njoftuar se kam paditur Sekretarin Blinken per shpifje ne Gjykaten Korreksionale te Parisit.

Deri sot Departamenti i Shtetit me zedhenesin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka te bazuar ne raporte te NGO lokale, rajonale dhe nderkombetare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion te qeverise shqiptare. Domethene vendimi i Sekretarit Blinken eshte bazuar ne raportet e armiqeve te mi, NGO te kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave te kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete te Edvin Rames te pa publikuara kurre ne Shqiperi.

Duke shprehur bindjen se vendimi eshte nje abuzim i paster me ligjin e Kongresit te SHBA, perdorimin e tij si arme kunder kundershtareve politik te multimilardierit George Soros dhe mikut te tij te ngushte Edi Rama, une pavaresisht nga keto perseri ftoj Sekretarin Blinken ti bej te gjithçka publike. Perveç ketyre e ftoj Sekretarin e Shtetit te ndikoje tek Edi Rama qe te votojme ne parlament ligjin e vetingut te politikaneve.

Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve. Ne kete kontekst shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fyerje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne diktature apo nga raciste albanofobe. Se fundi, nuk e di nese takimi i sotem i Zj ambasadore Kim ka ndonje nxitje nga denoncimi im i marreveshjes se dyshimte qe u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares se KLGJ, Llagami dhe Instutut East West qe sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico.

Duke ju kerkuar mundesisht te beni transparente kete marreveshje ju siguroj se sikunder deri sot do te denoncoj çdo afere te dyshimte nga cilido dhe pa asnje hezitim.

Shqiptaret jane njerez te lire dhe me dinjitet qe nuk meritojne bar por transparence! sb

Etiketa: Sali Berishatakimi me BashenYuri Kim

Të Lidhura

Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four” –

Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four” –

nga 27
18:36 | 02/05/2026
0

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 34-t në Abissnet Superiore, të zhvilluara të gjitha në të njëjtin orar, ku vëmendjen...

U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri) –

Tre makina përfshihen në aksident në Shkodër, humb jetën një person –

nga 27
18:30 | 02/05/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, duke lënë një viktimë dhe disa të plagosur....

Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës –

Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës –

nga 27
15:30 | 02/05/2026
0

Një tjetër fole prostitucioni është zbuluar dhe goditur në qytetin bregdetar të Durrësit me afrimin e sezonit turistik. Një shtetase...

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj –

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj –

nga 27
15:06 | 02/05/2026
0

Nga 11 deri më 15 maj do të mbahen seancat ndaj Hashim Thaçit dhe liderëve të tjerë të UÇK-së. Kështu...

Para
Zjarret në Finiq/ Ministria e Mbrojtjes dërgon 6 zjarrfikëse dhe 70 punonjës

Vijon tymi në Fier, qytetarët: Po na sëmurin me zor

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four” –

Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four” –

18:36 | 02/05/2026
U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri) –

Tre makina përfshihen në aksident në Shkodër, humb jetën një person –

18:30 | 02/05/2026
Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës –

Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës –

15:30 | 02/05/2026
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj –

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj –

15:06 | 02/05/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta e benzina –

14:26 | 02/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four” –
  • Tre makina përfshihen në aksident në Shkodër, humb jetën një person –
  • Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës –
  • Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj –
  • Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta e benzina –
  • Vodhi disa varëse floriri në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four” –
  • Tre makina përfshihen në aksident në Shkodër, humb jetën një person –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com