Maskarada e Erion Veliaj-t – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maskarada e Erion Veliaj-t

17:19 | 26/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Të shkruash për Erion Veliaj-n është një përpjekje jo e lehtë. Maskarada e propagandës dhe “kitschi” i ndërtuar prej tij si “llërëpërveshur e punëmbaruar” kanë mpirë arsyen e qytetarëve në atë masë sa të mos shohin çibanët e betonit që po na zënë frymën edhe në cepat e largët të qytetit e lëre më pastaj në vendet e lakmuara si blloku apo qendra e Tiranës. Televizionet dhe mediat e ndikuara prej tij, këta megafonë të lustrës bashkiake, e kanë mbytur me dhunë çdo klithmë dëshpërimi e vuajtjeje qytetari.

Ndërtimi i një imazhi të tillë, përmes bombardimit mediatik me të vërteta të seleksionuara, është dëmi më i madh që mund t’i bëhet interesave të banorëve. Nuk e di se çfarë kauze tjetër mund të presë një aktivist, një qytetar, një parti opozitare më shumë sesa të protestojë për një çështje të tillë si masakra urbane.

Sot në rrjetet sociale është publikuar një pallat në ndërtim e sipër, në një lagje krejt periferike të Tiranës, në Astir, rruga “Loni Ligori”. Nga foto e marrë me dron duket krejt e qartë që pallati në ndërtim është bash në qendër të një sheshi trapezoidal  që krijohej nga pesë pallate shumëkatëshe të ndërtuara me një dendësi të tepruar për metër katror. Megjithatë, ish- hapësira në mes atyre pallateve ishte njëfarë ngushëllimi për banorët e tyre.

Derisa një ditë të nxehtë Korriku të vitit të kaluar Bashkia e Tiranës vendosi ndryshe. Ai oborr i vogël për ndoshta 200 fëmijë që jetonin aty, është i tepërt.

Aty, sipas Bashkisë, ka vend për një ndërtim tjetër shumëkatësh!

Objekti në mes të pallateve po ndërtohet në Astir

Leja e ndërtimit e bashkisë me datën 29/07/2020

Pamjet nuk kanë nevojë për koment. Vetëm shikojeni formën e objektit në ndërtim. Është një kuçedër që fillon si katror a drejtkëndësh, pastaj zgjerohet paksa në formën e një trapezoidi për të maksimizuar fitimin e ndërtuesit dhe ngushtuar rrugëkalimin aq sa të lejojë vetëm kalimin akrobatik të një makine. Por ndërtuesi nuk harron të shkruajë lajmërimin: “Shitjet kanë filluar” dhe numrin e telefonit të zyrës së shitjeve.

Ky vendim i Bashkisë së Tiranës nuk pati bujë. Ai nuk mbërriti në veshët e sytë e qytetarëve të Tiranës. Pati vetëm një publikim të vogël fare, të mezilexueshëm, para sheshit të ndërtimit. Aq sa duhet. Aty shkruhej që në sheshin trapezoidal të pallateve do të ndërtohej një pallat tjetër 1, 6 dhe tetë katësh! Punimet fillojnën në Tetor 2020 dhe mbarojnë në Prill 2022.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Atë ditë do ketë pasur se s’bën ndonjë publikim ku Kryetari po vizitonte të dëmtuarit e tërmetit nëpër fshatra, po vinte ndonëj tullë në një shkollë apo po mbillte një pemë i shoqëruar nga ndonjë këngëtar apo aktor i paguar prej tij. Maskarada e propagandës sigurisht e ka mundur gulçimën e hallit të astirianëve të nëpërkëmbur.

Fundja, astirianët e meritojnë për vuajtjen që i kishin shkaktuar Krytarit…

****

Duke kërkuar në internet për rrugën “Loni Ligori” u bëra kurioz për Lonin vetë. Mësova që mbiemri i vërtetë i tij nuk është Ligori por Logori, kishte lindur në Korçë dhe kishte jetuar e punuar në Egjipt. Atje edhe e kishte kaluar shumicën e jetës së vet si një biznesmen i suksesshëm. Ndërmjet të tjerave, Loni ishte autor i tekstit të serendave “O vemi” dhe “Drenovarja”.

E përmenda historinë e emrit të Lonit në këtë shkrim pasi ilustron në një farë mënyre idenë e fillimit . Kemi të bëjmë me një gabim emri rruge. Loni Ligori nuk ka ekzistuar kurrë. Imagjinoni për një çast sikur Fan Noli të ishte shkruar Fan Nali dhe Bashkia ta citonte pa të keq si të tillë. Por Fan Nolin e njohin të gjithë ndaj bashkiakët nuk do ia lejonin gabimin vetes. Korrigjimin do ta bënin me shumë reklamë. Ndërsa Lonin tonë nuk e njeh askush. Nuk ka efekt propagandistik edhe nëse e korrigjojmë ndaj më mirë e lëmë gabim. Fundja një rrugë Astiri është ç’prishi Logori a Ligori. Sepse e rëndësishme nuk është e vërteta por propaganda. Një veprim që nuk prodhon propagandë nuk i duhet askujt.

Tani të vijmë te maskarada tjetër e Veliaj-t. Pasi mbarova punë me Lonin u mora pak me rrugën që mban emrin e tij. Gjeta me dhjetëra kronika lustruese nëpër portale dhe televizione për inagurimin e rrugës “Loni Ligori”. Ishte një pamje e mrekullueshme, tipike një maskaradë. Një kafene e rrethuar bukur me vazo lulesh shumë ngjyrëshe, një gjysëm rruge e shtruar me asfalt, punëtorë me kokore e veshje profesionale dhe një rul asfalti që po bëhej gati për shtresën e dytë. Sa bukur! Mjeshtri i propagandës e kishte çuar pamjen në të gjitha mediat  dhe kitschi i entuziasmit i kishte përfshirë të gjithë. Boll të klikoni me titullin “Nis rehabilitimi i rrugës Loni Ligori” dhe do shikoni sesa lajme do dalin.

Kronikat dhe lajmet promovuese mbanin datën 20 Maj 2019.

Mirëpo pas kësaj batërdie të propagandës më doli edhe një kronikë e Ora News.

Padyshim që Televizioni Ora është jashtë ndikimit të Veliajt dhe ka tendencë për të nxjerrë në pah të keqen e Bashkisë.

Por, kronika e datës 09 Qershor të këtij viti (dy vjet pas kronikës së entuziasmit) me sinkronet e banorëve të Astirit dhe pamjet e gropave ku notonin ujëra të zeza, tejkalonte çdo dyshim për tendencë. Ajo rrugë e nxirrte mutin e fshehur në shesh, hiqte maskën e propagandës.

Por atë kronikë e kishin parë diku te 460 persona. Me gjasë nuk e kanë parë as vetë banorët. Sepse shurdhimi nga megafoni i propagandës po mbyt të gjithë zërat kritikë dhe përmbajtësorë. Nëse individëve të nëpërkëmbur nuk u del në mbrojtje opozita politike me organizime protestash për çështje të tilla, ky vend ka marrë fund. As mos të presë ndonjëherë mbështetje për votat e vjedhura. Kur qeveria vjedh dhe mashtron qytetarin duke blerë heshtjen e Opozitës mund të vjedhë kur të dojë Opozitën pa frikën e kundërshtimit të qytetarëve. Kjo është vdekja graduale e demokracisë.

/Gazeta Express/

Etiketa: erion veliajErmal MulosmaniMaskarada e Erion Veliaj-t

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Letër publike: Arrestoni autorin e krimit, Pilo Shanto!

Letër publike: Arrestoni autorin e krimit, Pilo Shanto!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com