“Botëkuptimi marksist-leninist” i Rexhep Qosjes dhe disa të vërteta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Botëkuptimi marksist-leninist” i Rexhep Qosjes dhe disa të vërteta

12:45 | 20/07/2021
në Kryesore
0

Nga Kastriot Dervishi

Kohët e fundit, Rexhep Qosja, në një “studim” të tij, vlerësoi se një prej terroristëve më të mëdhenj që ka parë Shqipëria, Enver Hoxha, ishte njeri “i shquar” e me kontribute, baras me Skënderbeun.

Por, vetë Qosja dikur, pavarësisht se enverist në bindje shihej me dyshim nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, sepse ky të gjithë shqiptarët e Kosovës i kishte të dyshuar. Regjimi i Enver Hoxhës kultivoi antikosovarizmin në shoqëri. Shqiptarët e Kosovës tregoheshin me gisht si të “pabesë”, të “poshtër” e kështu me radhë. Një politikë të tillë nuk do zhvillohej kaq mirë nga cilido pushtues të ishte këtu. Vetë Rexhep Qosja që adhuron regjimin e Enverit ishte në vëmendje të organeve të tij në vitet 1974-1981.

Read more

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Më 20.12.1974 Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit merrte vendimin për marrjen në përpunim në Rexhep Shaban Qosjes, lindur më 25.6.1936 në Vuthaj, banues në Prishtinë, kritik letrar, drejtor i Instituti Albanologjik. Ai konsiderohej “pro titist, që kërkon të fusë të renë në art, është ambicioz dhe mendjemadh”, “kundërshton pikëpamjet tona për periodizimin e letërsisë, mohon sidomos letërsinë e periudhës së luftës dhe mbas luftës nacionalçlirimtare të popullit tonë. Kërkon të bëjë një diversion në letërsinë shqipe, duke ndarë atë të Kosovës nga e jona”, “mban qëndrim denigrues ndaj letërsisë shqipe”, “bën përpjekje për të diskredituar metodën tonë të realizmit socialist”, “mundohet të bëjë për vete një pjesë të inteligjencies kosovare”, e plo të tjera.

Në çeljen e përpunimit theksohej se Rexhepi ishte “kuadër i rëndësishëm” dhe për këtë synohej për të “zbuluar dhe parandaluar aktivitetin e tij armiqësor kundër vendit tonë në fushën e letërsisë dhe artit”. Në drejtim të përpunimit të titistit Rexhep Qosja u përpiluan disa plane.

Rexhep Qosja qëndroi në Shqipëri më 6 – 28 janar 1970. Në relacionin rreth kësaj vizite, ndër të tjera thuhej: “Ai pranon se në studimet e tij ka mjaft naivitete dhe mendime që mund të rrëzohen, por vë në dukje se qëllimi i tij ka qenë gjithnjë i mirë: të nxjerrë në pah traditat e letërsisë sonë të së kaluarës dhe të pohojë forcën krijuese artistike të popullit shqiptar në ditët e sotme. Në studimet e tij dhe në takime me shokë të ndryshëm, ai ripohoi se “s’ka tjetër botëkuptim përpos atij marksist – leninist se do të mundohet të zbatojë metodologjinë marksiste – leniniste, pavarësisht se sa ia arrin kësaj gjëje”.

Për herë të dytë ai erdhi me rastin e kongresit të gjuhës në vitin 1972 dhe për herë të tretë qëndroi më 2-10 qershor 1974.

Gjatë qëndrimit në Tiranë (në vitin 1978) ai ndiqej me nofkën “Gjethi”. Qëndrimi ndaj Qosjes ndryshoi më 30.11.1981, kur ai u ul nga përpunimi 2A në kontroll operativ 2B. Gjithsesi dyshimi vazhdoi, pasi ishte kosovar.

Etiketa: “Botëkuptimi marksist-leninist” i Rexhep Qosjes dhe disa të vërtetaantikosovarizmienver hoxhaGjethiInstituti AlbanologjikKastriot Dervishimarksist-leninistrexhep qosjaRexhep Shaban Qosja

Të Lidhura

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

nga 27
12:00 | 03/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama po e kthen qeverisjen në stilin parti-shtet, duke menjanuar edhe ata pak zyrtare te opozites qe kane...

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

nga 27
11:44 | 03/04/2026
0

Një qendër fizioterapeutike ishte kthyer në një ‘fole prostitucioni’ në Tiranë. Për pasojë është arrestuar një 40-vjeçare (pronarja e qendrës)...

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

nga 27
11:29 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet gjyqi në themel për Erion Veliajn, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit...

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

nga 27
11:20 | 03/04/2026
0

Metamorfoze e plote e ministrave te Rames pasi daljes se djeshme ku kundershtonin njoftimin e Ambasades Amerikane mbi ekzistencen e...

Para
Përleshje me thika në Tiranë, plagoset një person

Me shpejtësi të frikshme dhe gara në autostradë, ndëshkohen dy shoferë nga Kosova në Vlorë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

12:00 | 03/04/2026
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

11:44 | 03/04/2026
E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

11:29 | 03/04/2026
Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

11:20 | 03/04/2026
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

11:06 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –
  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –
  • Policia ka shtuar masat e sigurisë –
  • Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –
  • Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –
  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com