shkruan Fahri Xharra
“Mjerisht, kemi edhe sot publicistë, analistë dhe opinionistë shqiptarë,- shkruan Fahri Dahriu- që duke mos u nisur nga kriteret të vërteta shkencore, rrëshqasin në rrugët që ndërtohen nga të huajt për të baltosur historinë dhe prejardhjen e etnisë tonë, me goditje të forta, pikërisht në të vërtetat e lavdishme të shqiptarëve, duke thurur gënjeshtra, manipulime, mohime dhe shpifje, që për fat të keq gjejnë dhe përkrahen nga disa liliputë, në rolin e suflerëve flasin më shumë për t’u dukur sesa për të deklaruar të vërtetat, dhe pa u thelluar se cënojnë rëndë në gjakun e tyre”.
Kurse profesor Domenico Raso, shkruan: “Nuk kemi vetëm Urë në Itali me shkrim pellazgjik, por dhe… Qytet pellazgjik!”. E pabesueshme! Vulci-Toskanë (toskët) qytet pellazgjik! Dokumentim i pakontestueshëm, megjithëse në Shqipëri ende qytet pellazgjik nuk di të kemi zbuluar ndonjë… Kemi në Kretë, sipas profesor Mario Atilio Levi: “Gurnia, që grekët ardhës të vonë pasi ndoqën pellazgët e ndritur, peleshët, i kanë ndryshuar emrin në Gournia. “Qytet i ndërtuar i gjithë në “pietra”(gur)”,- thotë prof. Levi duke renditur qytetet e tjera “peleshiane” Malli, Festo…
E pabesueshme! Pellazgët në Shqipëri disa profesorë të Akademisë së akademuar tek akademizimi i borderove, nuk i njohin! E kanë deklaruar vetë dhe në televizor, dhe në kumtesat e tyre.
Unë jam shumë i zëshëm për lashtësinë tonë. “Historia duhet ndryshuar!”… e thonë shkencëtarët e Evropës. Kemi edhe ne burra të mëdhenj, të cilët pa fije droje ose shtrëngimi i bien me grusht historisë së vjetër, e cila tërësish e mohon qenien tonë në historinë e njerëzimit.
Të mëdhenj jemi, historia fillon nga ne dhe me ne.
Kemi fakte, të cilat nëntoka po i zbulon. Edhe shkenca po e vërteton atë që shqiptarët tanë ishin dikur.
Zbulimet e reja po ecin, ato po ia ndërrojnë pamjen historisë. Bota duhet pa tjetër ta rishkruajë historinë e lashtësisë njerëzorë e me këtë automatikisht edhe historia jonë po del në një dritë tjetër.
Sa keq që na imponohet të merremi me vetveten, të shahemi, të përçmojmë vetveten, të merremi me turkun, me serbin, me 500-vjetëshin e fundit; këto na hedhin larg binarëve të modernes, shkencës dhe hapjes së syve. Sa larg botës që jemi!
Studimet më të reja të publikuara me 30 Maj 2017 në “Nature Communications” tregojnëse 90 mumjet e studiura të varrosura në mes viteve 1380 para Krishtit e deri në vitin 435 pas Krishtit kanë treguar se egjiptianët e vjetër ishin nga Azia e vogël, Anatolian të bardhë.
(“More than half of the mummies we studied had pretty decent DNA preservation” says co-author Johannes Krause, a palaeogeneticist at the Max Planck Institute for the Science of Human History in Jena, Germany).
(The new data can’t explain why the ancient Egyptians were so tightly aligned with people from the Middle East. Was it the result of migration, or were the Stone Age hunter-gatherers of northern Africa genetically similar to those of the Levant? It’s too early to tell, Krause says, but there’s a better chance now of getting answers. “This is the first glimpse of the genetic history of Egypt,” he says. “But it’s really just the start”).
Ju kujtohet “Pra Kleopatra lindi në Egjipt, dhe familja e saj e kishte origjinën maqedonase, nga loza e Ptolomejve, njërit nga 12 gjeneralët e Aleksandërit të Madh. Pas vdekjes së Lekës së Madh, Ptolomeu i Parë në vitin 323 par Krishtit mori në duar timonin e mbretërve që zgjati afër tre shekuj (fxh). Kleopatra nuk ishte egjiptiane, por ishte maqedone, si e gjithë familja e saj që rridhte nga një prej te 12 gjeneralëve të Aleksandrit të Madh që pas vdekjes së tij e kishin ndarë mbretërinë mes vetit.
Por, e kemi edhe lajmin më të ri, i cili e ndërron komplet vendlindjen e njeriut të parë, ato çka mendoheshin po rrënohen nga sinqeriteti shkencor dhe metodat e përparuara.
Ja origjinali i shkrimit “Encore une donnée scientifique qui s’effondre! Jusqu’à ce 23 mai 2017, en effet, on pensait que la séparation entre les grands singes (chimpanzé, bonobo, orang-outan, gorille) et les humains s’était effectuée il y a 6 à 7 millions d’années, en Afrique sahélienne, possiblement dans le Tchad actuel”.
“Mendohej që ndarja nga majmuni në njeri që kishte ndodhur 6-7 millionë vjet më parë në Afrikë”. Gazeta “Le Figaro” na tregon që zbulimet e reja në Shqipëri, Greqi, Bullgari treguan se kjo ndarje kishte ndodhur bash në këto toka.
Pra studimet e eshtrave të gjetura tregojnë se ato datojnë nja disa qindra mijëra vjet më të vjetra sesa ato të Çadit në Afrikë (Ces résultats font que le Graecopithèque “européen” est plus ancien, de plusieurs centaines de milliers d’années, que le plus vieux des autres hominidés potentiellement pré-humains découvert au Tchad).
Herën tjetër me më shumë gjuhë shkencore do i shpjegojmë zbulimet e fundit, të cila e ndërrojnë hartën e fillimit.
Edhe një gjë shumë me rëndësi; Pse indo-europiane e jo pellazgjike?
“Diku kam gjetur një pemë të gjuhëve botërore shkruan Albert Vataj që thuhet se e ka hartuar Akademia e Shkencave Suedeze. Në rrënjët e saj shkruhet “Indo-europiane”. Pranë rrënjëve ndodhet një degë vogël ku shkruhet fjala Albania”. Nëse në vend të fjalës “indo-europiane” vendoset “Albania” ose më saktë “pellazgët” gabimi do të ndreqet dhe do të dalë e vërteta, që të gjithë banorët e Europës dhe gjysma e gjeneve të Afrikës së Veriut e të Azisë janë pellazge, sepse janë përzierje me pellazgët hyjnorë, stërgjyshërve të drejtë për së drejti të shqiptarëve të sotëm”.
Të njëjtën e thotë edhe Fatbardha Demi: “Në vitin 1800, nga Akademitë Veri-Europiane, për të humbur gjurmët pellazgjike u shpik termi “indo- europian”.
Pra , populli ynë pellazgjik nuk ka ardhur nga India, por ne jemi ata që e populluam botën e bardhë.