Biden thirrje për miratimin e ligjit për të drejtën e votës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden thirrje për miratimin e ligjit për të drejtën e votës

20:15 | 14/07/2021
në Bota, Kryesore
0

Presidenti Joe Biden ishte të martën në Filadelfia për të bërë thirrje për miratimin e ligjit për të drejtën e votës, i cili ka ngecur në Kongres, por ai nuk paraqiti një plan për të tejkaluar kundërshtimin e republikanëve. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, fjalimi i tij u mbajt ndërsa republikanët në disa legjislatura të shteteve amerikane po përpiqen të miratojnë masa që kufizojnë qasjen në votime.

Qyteti Filadelfia, në shtetin Pensilvani, është vendlindja e demokracisë amerikane. Aty ndodhen objekte historike, si Këmbana e Lirisë, që përkujtojnë nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë. Të martën, ky qytet u bë sfondi i përpjekjeve të Presidentit Joe Biden për të siguruar të drejtën e votës.

“U kërkojmë miqve tanë republikanë në Kongres, në shtete, bashki dhe komuna që, për hir të Zotit, të ndihmojnë ta ndalim këtë përpjekje të organizuar për të dëmtuar zgjedhjet tona dhe të drejtën e shenjtë të votës. A nuk kanë turp?”, tha Presidenti Biden.

Read more

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –

Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale –

Ai u bëri thirrje demokratëve të bashkohen dhe të luftojnë, por nuk paraqiti një strategji të re për të promovuar ligjin e ri federal që do të zgjeronte qasjen tek vota në mbarë vendin.

Projektligji është bllokuar nga republikanët që në qershor.

Janë shtetet, dhe jo qeveria federale, ato që vendosin se si votojnë amerikanët dhe se si numërohen votat. Këtë vit, të paktën 17 shtete me legjislatura me shumicë republikane kanë kaluar ligje që demokratët thonë se do të vështirësojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, në veçanti për pakicat.

Të hënën, ligjvënësit demokratë u larguan nga sesioni legjislativ në Teksas ku po diskutohej një projektligj për kufizime ndaj votimit.

“Përpjekjet e republikanëve në mbarë vendin, përpjekjet kundër votës, po arrijnë pikën e krizës në shtetin e Teksasit”, tha Chris Turner, ligjvënës demokrat në Teksas.

Republikanët thonë se ligjet synojnë të eliminojnë manipulimin zgjedhor.

“Është e pandershme dhe krejtësisht false të pretendohet se çdo përpjekje për të parandaluar vjedhjen është një përpjekje e kamufluar që synon pengimin e votuesve”, tha Senatori republikan John Cornyn.

E drejta e votës është bërë burimi i ndasive të thella partiake.

Një anketim i bërë rishtazi nga Universiteti Monmouth tregoi se 32% e të anketuarve besojnë se Presidenti Biden fitoi vetëm “për shkak të manipulimit zgjedhor”, megjithëse nuk ka prova për këtë.

“Nxitja vjen kryesisht nga pretendimet e Donald Trump-it, që nga viti 2016, kur ai u shpreh se nëse do të humbiste në zgjedhje, kjo do të ndodhte për shkak të manipulimit të tyre. Ai ngriti të njëjtin argument përpara dhe pas zgjedhjeve të 2020-tës. Pra një pjesë e mirë nxiten nga Donald Trump-i. Por në këtë pikë, baza e tij dhe baza republikane e pëlqejnë këtë argument”, thotë David Schultz, profesor për legjislacionin zgjedhor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Minesotas.

Presidenti Biden e quajti një gënjeshtër… ndërsa ish-Presidenti Trump përsërit pretendimin e tij… besimi i mbështetësve të tij se Presidenti Biden i vodhi zgjedhjet e 2020-tës, rezultoi në sulmin ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara më 6 janar./VOA

Etiketa: Joe BidenSHBA

Të Lidhura

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –

nga 27
09:33 | 22/12/2025
0

Sipas të dhënave nga Census Hub i Bashkimit Europian, rreth 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, ku 70% e tyre...

Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

nga 27
09:07 | 22/12/2025
0

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në mbrëmjen gala “Laureatët 2025”, organizuar nga Federata e Futbollit e...

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –

nga 27
08:59 | 22/12/2025
0

Policia shqiptare arrestoi në Tiranë 37-vjeçarin Gjergji Ceka, i njohur gjithashtu si Gjergj Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga...

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale –

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale –

nga 27
08:45 | 22/12/2025
0

Partia e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez pësoi një humbje të rëndë të dielën në zgjedhjet në komunitetin autonom të Extremadurës...

Para
Në alarm nga dhuna dhe kushtet e punës, infermierët paralajmërojnë protestë

Pësoi abort, 23-vjeçarja vishet si infermiere dhe tenton të rrëmbejë një fëmijë nga materniteti (foto)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –

09:33 | 22/12/2025
Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

09:07 | 22/12/2025
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –

08:59 | 22/12/2025
Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale –

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale –

08:45 | 22/12/2025
Korrupsioni dhe kapja e shtetit, opozita mban sot protestën kombëtare para Kryeministrisë –

Korrupsioni dhe kapja e shtetit, opozita mban sot protestën kombëtare para Kryeministrisë –

08:33 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –
  • Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –
  • I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –
  • Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale –
  • Korrupsioni dhe kapja e shtetit, opozita mban sot protestën kombëtare para Kryeministrisë –
  • Nga politika te krimi/ Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit socialist –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –
  • Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com