39-vjeçari kapet me kokainë në “Bllok”, nën hetim edhe motra e tij 61-vjeçare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

39-vjeçari kapet me kokainë në “Bllok”, nën hetim edhe motra e tij 61-vjeçare

14:07 | 04/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia e Tiranës njofton se vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka kryer një sërë operacionesh për kapjen dhe arrestimin e disa personave me precedentë penalë, ose që janë konstatuar me shkelje ligjore.

Kështu, bëhet me dije se në prangat e policisë kanë rënë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale, duke filluar që nga ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit dhe dhunë në familje.

Në kuadër të aksionit të koduar ‘Blloku’ Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Marsel Doku, 39 vjeç, i cili akuzohet për shitje dhe prodhim narkotikësh, ndërkohë që nën hetim është vendosur edhe motra e tij 61-vjeçare, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre, janë konstatuar një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Read more

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

Ndërkohë, në kuadër të operacionit të koduar ‘Fati i Lojërave 2, janë vënë në pranga shtetasit Juljan Kabashi dhe Ahmet Haxhiu, 30 dhe 33 vjeç, pasi në rrugën e Dibrës, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në anë të aplikacioneve nëpërmjet celularëve.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Tiranë

Finalizohen nga DVP Tiranë 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe veprimtarinë e kundraligjshme të lojërave të fatit.

Bien në prangat e Policisë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Blloku” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” i shtetasit M. D., 39 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” motra e tij shtetasja K. D., 61 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së motrës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojërave 2” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve J. K., 30 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, pasi në rrugën e Dibrës, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, në anë të aplikacioneve nëpërmjet celularëve.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 ,u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit për shtetasin në kërkim E. M., 22 vjeç (i kapur nga Seksioni i kërkimit)pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Gj., 52 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasve F. V., 41 vjeç dhe E. T., 37 vjeç, pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt me sende të forta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. V., 27 vjeç dhe G. D., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
  2. D., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: 39 vjeçaribllokkokainemotra e tij 61-vjeçarenen hetim

Të Lidhura

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

nga 27
08:18 | 06/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte një...

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

nga 27
08:16 | 06/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte një...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:04 | 06/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

nga 27
07:46 | 06/04/2026
0

Dashi Dita mund të nisë me një energji të fortë dhe dëshirë për veprim. Do të ndiheni të motivuar për...

Para
Kina teston me sukses avionin më të madh amfib në botë (film)

Rritet numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Filipine

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:16 | 06/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:04 | 06/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

07:46 | 06/04/2026
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

07:37 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –
  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com