Një aksident masiv raportohet të ketë ndodhur paraditen e sotme në Radhimë të Vlorës.
Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, ku shkak është bërë dalja nga rruga e një prej automjeteve. Shoferi që ka devijuar ka pasur përballë një automjet me shpejtësi. Pasi ka devijuar për t’ju shmangur mjetit me shpejtësi ai është përplasur me makinat e parkuara në anë të rrugës.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë