Vendimi i “Kushtetueses” për Teatrin? Edhe viktima edhe dhunuesit thërritën “fituam” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i “Kushtetueses” për Teatrin? Edhe viktima edhe dhunuesit thërritën “fituam”

11:45 | 03/07/2021
në Kryesore
0

Osht ça pipthi!

Nga media lexova vendimin për vendimin për prishjen e teatrit: për, për, për!
Hapa sytë, nga brenda ndjeja një qeshje, pastaj qarje, pastaj përsëri qeshje, pastaj qarje, qarje, qeshje, qeshje, qarje, qarje, qeshje.
Pastaj shpërthim të qeshurash në formë qarjesh, pastaj ngulçima qarjesh si qeshje!
Pastaj rashë në gjumë. Në ëndërr më dukej se qeshja, pastaj qaja, pastaj qaja duke qeshur.
Nga lebetitja u zgjova, dhe nisa të qaja duke qeshur, dhe qeshur duke qarë. U lodha dhe rashë në gjumë. Nisi qeshje – qarja përsëri.

Edhe viktima edhe dhunuesit thërritën: Fituuuaaaaam!
Pastaj qesh, qaj, qaj, qesh. Rashë në koma nga e qeshura, por në koma qaja, dhe nga qarja dola nga koma. Nisa përsëri të qaj.
Dikush më fali një top. Unë e pranova. Në fakt, sipas ligjit nuk duhej ta pranoja. Pastaj mora një thikë. E çava topin.

Read more

Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë… –

Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë… –

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë –

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë –

Kadiu veshur me xhybe më tha: Topi nuk ishte joti, nuk kishe asnjë pronësi mbi të, por që e çave nuk e them dot bëre mirë apo keq!
Ngrihu Austin, ngrihu Sokrat, ngrihu lord Russel, ngrihu Bentam! Mos u rrotulloni nën Tokë.
Topi nuk ishte imi, pra unë nuk kisha asnjë tagër mbi të, por që e çava komardaren, i shkëlyva pipthin, i kafshova llokmat e kapertonit, për këto nuk dihet a bëra mirë apo jo!

Lexoj sofistët te Republika e Platonit.
Rashë në gjumë, që andej në koma, nga koma zgjohem duke fjetur, pastaj fle me sytë hapur, qesh, qaj, dëgjoj thirrje : Urra, e patë! Kishim të drejtë! Kush ne? Ne, ju, ne, ju, topi i çarë ngelur majë pemës. Ngrihem somnabul, qesh, qaj.
Futa dora te xhepi i komshiut. Mora 1 milard euro. I bëra rrushekumbulla. Kadiu më tha aaaaa nuk bëre mirë që fute dorën atje, eurot nuk ishin tuat. Por, që i prishe, kjo është punë tjetër, nuk di a bëre mirë a keq. Se unë çfarë bëra në ëndërr me eurot e komshiut? Bleva letër higjenike, pastaj nja dy shishe ujë për t’i hedhur te rezervuari i ëc, pastaj bleva një top, e çava topin, pastaj çava topet, shumë topa i çava, pastaj bleva nja dyqind lëpirëse, pambuk plot, pastaj një aparat klizme, qeshje, qashje, asgjë të keqe. Cfarë ka kadiu me këto blerje! Por, që futa dorën te xhepi i atij varfanjakut civil publik, aaaaa aty po, gabim.
Pastaj hapa kanoçen e televizorit të prishur që kam në bodrum. Pashë kadiun e madh televiziv me mjekër, atë që ndan prej dy shekujsh, në televizion çdo natë të mirën nga e keqja! Ka shpresë – tha!
Të rrufsha mjekrën – i thashë në koma, siç isha!

Nisa të qej – qash, qaj – qesh, pastaj thashë të dyja me “q” fillojnë. Qashje, qerje, rashë në koma. Në koma, mbylla televizorin, që fliste i fikur.
Koma, gjumë, somnabul, qesh, qaj, prapë.
Po te opozita ka ndonjë avokat?
Urrraaaaaaa!
Bepin fitore!

Mbyll kompjuterin, qej, qash, iki në punë time, në djall topi, kapertoni, komardarja, pipthat, llokmat, qesh, qaj, duke ecur në punën time.
Qesh në bangladesh! Qesh, në kuptimin isha, kisha pas qenë, por, edhe qesh, qesh qaj, qaj – qesh, bangaledesh, shesh besh!

Kujtova se teatri do të mbaronte si tragjedi me Lezen që veshur police çante pipthin e teatrit me traktor, por jo, nuk kemi fat. Mbaroi si kompedi. Qesh, qesh, sa kam qesh! Cohem nga gjumi qesh, qaj. Hakmerret teatri me ne spektatorët në koma!

Etiketa: akademikuArtan FugaOsht ça pipthi!vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Të Lidhura

Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë… –

Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë… –

nga 27
22:43 | 20/02/2026
0

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë… –

Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë… –

nga 27
22:41 | 20/02/2026
0

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë –

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë –

nga 27
22:23 | 20/02/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi si edhe deputeti Klevis Balliu janë përplasur me forca të policisë. Përplasja...

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë –

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë –

nga 27
22:21 | 20/02/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi si edhe deputeti Klevis Balliu janë përplasur me forca të policisë. Përplasja...

Para
Vjen nga Amerika për pushime, humb jetën 68-vjeçari tek “Shkëmbi i Kavajës”

Mbytet i moshuari nga Kosova në Velipojë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë… –

Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë… –

22:43 | 20/02/2026
Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë… –

Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë… –

22:41 | 20/02/2026
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë –

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë –

22:23 | 20/02/2026
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë –

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë –

22:21 | 20/02/2026
Akti i radhës së kryengritjes paqësore… –

Akti i radhës së kryengritjes paqësore… –

22:13 | 20/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë… –
  • Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë… –
  • “Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë –
  • “Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë –
  • Akti i radhës së kryengritjes paqësore… –
  • Akti i radhës së kryengritjes paqësore… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë… –
  • Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com