A janë efektive vaksinat kundër variantit “Delta” të Covid-19? Ja çfarë thotë Agjencia Evropiane e Barnave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A janë efektive vaksinat kundër variantit “Delta” të Covid-19? Ja çfarë thotë Agjencia Evropiane e Barnave

17:08 | 01/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), rregullatori i ilaçeve në Bashkimin Evropian (BE), theksoi se vaksinat e përdorura në vendet e BE-së janë efektive kundër të gjitha varianteve të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë edhe variantin Delta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marco Cavaleri, përgjegjës për strategjinë e vaksinave të EMA-së, në një konferencë për shtyp lidhur me pandeminë dhe vaksinat tha se vaksinat e miratuara në BE të kompanive BioNTech-Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson and Johnson neutralizojnë variantet e virusit.

“Të dhënat e disponueshme nga e gjithë bota tregojnë se dy doza të vaksinave janë mbrojtës kundër të gjitha varianteve. Gjithashtu edhe të dhënat e laboratorëve tregojnë se antitrupat e arritur nga vaksinat neutralizojnë variantin Delta. Të gjitha këto japin besueshmëri” tha Cavaleri.

Read more

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Më tej Cavaleri informoi se nga të gjitha kompanitë që zhvillojnë vaksina kanë kërkuar që të hulumtojnë nëse produktet e tyre janë efektive kundër varianteve të reja që mund të dalin.

Përzierja e vaksinave të ndryshme

Në vlerësimin e tij lidhur me përdorimin e vaksinave të ndryshme në dozën parë dhe të dytë, Cavaleri tha se në disa vende të BE-së ka një trend në përdorimin e vaksinës së ndryshme në dozën e dytë.

Duke treguar si shembull përdorimin e vaksinës AstraZeneca në dozën e parë dhe të BioNTech-Pfizer në dozën e dytë, Cavaleri u shpreh: “EMA aktualisht nuk ndodhet në situatën për të bërë një rekomandim të vendosur për përdorimin e dy vaksinave të ndryshme kundër COVID-19. Por gjetjet ndërmjetme të arritura nga studimet në Spanjë dhe Gjermani tregojnë se kjo strategji ofron një përgjigje të kënaqshme imune dhe nuk ka shqetësime të sigurisë”.

Domosdoshmëria e dozës së tretë nuk është ende e caktuar

Cavaleri komentoi edhe përdorimin e dozës së tretë, ku ai njoftoi se janë në kontakt me kompanitë që zhvillojnë vaksina për të përcaktuar kohën më të përshtatshme për dozën e tretë.

“Aktualisht nuk është e qartë nëse dozat përforcuese janë apo jo të nevojshme për të ruajtur mbrojtjen e vaksinave” tha Cavaleri, i cili vuri në dukje se lidhur me këtë do të vlerësohen të dhënat përgjatë verës.

Etiketa: Agjencia Evropiane e BarnaveCOVID-19vaksinatVarianti delta

Të Lidhura

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

nga 27
15:56 | 02/06/2026
0

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

nga 27
15:28 | 02/06/2026
0

Irani ende nuk i është përgjigjur një marrëveshjeje përfundimtare të propozuar me SHBA-në, që synon t’i japë fund konfliktit. Kështu,...

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

nga 27
15:06 | 02/06/2026
0

Sulmet e reja izraelite në Liban kanë vrarë të paktën tetë persona, përfshirë një dentist dhe dy fëmijët e tij,...

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

nga 27
14:46 | 02/06/2026
0

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në qytetin Rendsburg, në landin Schleswig-Holstein të Gjermanisë, pasi një burrë i armatosur...

Para
Sa i madh është rreziku i infektimit me koronavirus në natyrë?

Asnjë viktimë nga COVID-i në vend, shënohen vetëm dy raste të reja nga rreth 4000 testime në këto dy qytete

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

15:06 | 02/06/2026
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

14:46 | 02/06/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

14:22 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –
  • Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –
  • OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –
  • Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com