Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, të zhvilluar këtë të martë për ngjarjet kriminale, aksidentet rrugore si edhe ristrukturimin e Policisë së Shtetit, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, lideri i opozitës thotë se “fajtori” sot nuk kishte një përgjigje për qytetarët, duke shtuar se punonjësit e ndershëm të policisë janë tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi.
Sipas kryedemokratit, policia po përdoret si vegël dhe se e vetmja zgjidhje për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe pasojat e këtij modeli që po rëndon mbi familjet shqiptare është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin.
“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin.