Kryeministri Edi Rama, u shpreh se Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare, ndërsa shtoi që subjektet të largohen nga sipërfaqet që nuk i takon me ligje dhe rregull.
Në një komunikim për mediat, Rama u shpreh se Policia e Shtetit do të jetë e pranishme përgjatë gjithë bregdetit.
“I bëj thirrje që të largohen nga sipërfaqet që nuk i takon me ligj dhe me rregull. Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare. Plazhet janë të qytetarëve dhe për aq sa subjektet private janë përfshirë në garantimin e sezonit turistik janë të tyre si përgjegjësi aty ku i është njohur ligjërisht.
Kjo skemë e re e administrimit të hapësirës së plazheve ka krijuar më shumë të ardhura dhe për sektorin publik, dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk duan të jenë pjesë ku plazhi administrohet nga privati.
Përtej disa rasteve që janë bërë publike dhe të tjerave që janë problematike, në tërësi baza është pozitive dhe në vijim do të konsolidohet që në korrik dhe gusht të jenë absolutisht të garantuara në këtë aspekt”, tha Rama.