Në kuadër të Javës Çame, në Shkup sot u organizuan disa aktivitete për Çamërinë, përfshirë edhe një marsh deri te Ambasada e Greqisë në Shkup.
Në këto aktivitete ishte edhe kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) nga Shqipëria, Shpëtim Idrizi, i cili paraprakisht mori pjesë edhe në një panel diskutim bashkë me historianin Arben Lalla dhe opinionistin Kim Mehmeti.
Gjithashtu në Shkup, programi i Javës Çame përfshiu hapjen e një ekspozite për Çamërinë, ku u paraqitën figura historike dhe vendbanime çame, si dhe recitim të poezive dhe valle me motive çame.