Dashuria nuk njeh moshë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dashuria nuk njeh moshë…

16:16 | 15/06/2021
në Kryesore
0

Read more

Raportet ndërkombëtare flasin qartë, korrupsioni mbetet shkaku i varfërisë së shqiptarëve –

Grevë e transportuesve! Bllokohen për tre ditë pikat doganore me Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën –

Shembull për zgjedhje të lira dhe jo si Rama që manipulon votat –

Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy prej personave më të rëndësishëm të dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i rrjetit –

Dashuria nuk njeh moshë, njeh maturi

Shoqëritë ku ne sot përjetojmë përvojat tona nuk janë më homogjene. Mosha në kulturën tonë ka treguar se zë vend të veçantë në “bekimin” e një çifti nga familjarët dhe shoqëria. Madje, në kundërshtim me pritshmërinë që mashkulli duhet të jetë më i madh në moshë, çiftet ku femrat kanë qenë më të mëdha, janë përballur dhe me paragjykime. Kjo diferencë nuk ka përbërë një problem në rastet kur meshkujt ishin me vite të tëra përpara partnereve të tyre.

E keni dëgjuar shprehjen dashuria nuk njeh moshë? Apo, mosha është thjesht një numër? Eh, sigurisht, kur nisesh të analizosh lidhjen midis dy individëve që nuk kanë diferencë, apo që kanë një diferencë të vogël në moshë, është e lehtë të besosh që dashuria nuk ka moshë. Në rastet jetike mosha bëhet objekt diskutimi kur ne e lejojmë të jetë e tillë. Në kushtet kur individët flasin për problematikat që sjell mosha në ndërtimin e një marrëdhënieje të shëndetshme në çift, psikologjia e bën lëndë studimi duke ftuar studiuesit të reflektojnë mbi diferencën e preferueshme në marrëdhënien në çift. Ka kultura që pranojnë çiftëzimin e mashkullit më të ri se femra, si dhe të kundërtën, e mashkullit vite më të madh se partnerja e tij. Pyetja që shtrohet lidhet me mundësinë për të pasur një lidhje të shëndetshme, të sigurt dhe të kënaqshme, kur kemi një diferencë të madhe në moshën e partnerëve. Sigurisht që mundet. Shoqëritë ku ne sot përjetojmë përvojat tona nuk janë më homogjene. Mosha në kulturën tonë ka treguar se zë vend të veçantë në “bekimin” e një çifti nga familjarët dhe shoqëria. Madje, në kundërshtim me pritshmërinë që mashkulli duhet të jetë më i madh në moshë, çiftet ku femrat kanë qenë më të mëdha, janë përballur dhe me paragjykime. Kjo diferencë nuk ka përbërë një problem në rastet kur meshkujt ishin me vite të tëra përpara partnereve të tyre. Për shembull, të pranishëm kanë qenë dhe janë rastet kur pedagogët dashurohen me studentet e tyre. Në një shoqëri patriarkale, meshkujt janë përgëzuar për këtë ‘arritje’. Për më tepër, çiftet që kanë pasur të njëjtën moshë janë paragjykuar, duke nënkuptuar se femrat do pozicionohen si kryefamiljaret e ardhshme. Kjo çështje duket sikur po përjeton ndryshim. Individi si qenie sociale është i prirur ta drejtojë zgjedhjen e tij bazuar në kriteret e rëndësishme që përbëjnë thelbin, të cilat variojnë nga mosha, profesioni, vizioni për jetën, orientimi familjar, kombësia, kultura lokale etj, kritere të paramenduara dhe pozicionuara në një formë hierarkike që i japin kuptim jetës së vetë individit. Sidoqoftë, e përgjithshmja në kulturën tonë tregon një preferencë të mashkullit për të pasur pranë tij femrën në moshë më të vogël se veten. Për një marrëdhënie funksionale për çiftet me një diferencë të vogël moshe, diferencë e pranueshme në rastin kur meshkujt janë më të mëdhenj dhe ende paragjykuese kur femra është më e madhe, ja disa sugjerime për t’u konsideruar:

Mbështetja familjare: Në kulturën tonë, mbështetja familjare ka rëndësi, ndaj dashuria që duhet të manifestoni për njëritjetrin duhet t’i tejkalojë pakënaqësitë e sistemit familjar që nuk është dakord.

Interesat dhe hobet: Dy njerëz do ta kenë gjithmonë të vështirë për të ecur bashkë nëse kanë interesa të ndryshme. Ndaj, sugjerohet një përcaktim i atyre aktiviteteve që mund t’i shijoni së bashku. Sinkronizohuni qoftë dhe në ato pak interesa të përbashkëta që keni. Shpesh aktivitetet sociale lidhen ngushtë dhe me rrjetin tuaj social, ndaj ky sinkronizim është dhe në funksion të jetës suaj shoqërore.

Qëllimet dhe karriera: Pyesni veten nëse ndryshimi në moshë bie ndesh me objektivat tuaj. Mos vallë kërkoni të thelloni studimet tuaja, kur partneri juaj mendon se është koha për të kristalizuar lidhjen me një fëmijë? Diskutoni çështjet që lidhen me fëmijët, pasionet, zgjedhjet në karrierë, financat, tani dhe gjithmonë. Cili është vizioni që ndani për vitet që vijnë? A premton ky vizion një vazhdimësi të lidhjes? Mos vallë partneri juaj ka thirrjen për të qenë misionar diku e ju po mendoni se si do të merrni emërimin e shumëpritur? Flisni që në hapat e parë se si diferenca në moshë mund të influencojë planet tuaja afatgjata.

Maturia: Mosha nuk ka lidhje me maturinë. Pavarësisht moshës, merrni në konsideratë nëse niveli juaj i maturisë balancohet. Në jetë ndoshta ende nuk jeni hasur me faktin se në nivel maturie një 35-vjeçar mund të barasvlerësohet me një 45-vjeçar. Niveli i maturisë varet nga përvojat e jetës, objektivat personalë dhe botëkuptimi juaj. Maturia nuk vjen me moshë, por fillon me pranimin e përgjegjësive që keni marrë përsipër, në këtë rast, në funksion të harmonizimit të jetës suaj në çift. Si përfundim, nuk ka rëndësi se kur ju takoheni me partnerin e jetës. Mund të jetë në të njëzetat, dyzetat, etj. Mendjet e ngjashme unifikohen kur jeta e mundëson. Është dëshira e të gjithë atyre që kanë objektiv lidhjen martesore ose jo, të gjejnë dashurinë e jetës. Kur bëhet fjalë për dashuri, mosha është thjesht një numër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës “Psikologjia” dhe pa cituar burimin.

Etiketa: Dashuria nuk njeh moshë…edi ramaGramoz Rucimaturirevista "Psikologjia"

Të Lidhura

Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Raportet ndërkombëtare flasin qartë, korrupsioni mbetet shkaku i varfërisë së shqiptarëve –

nga 27
13:01 | 13/04/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit për korrupsionin, duke theksuar se realiteti ekonomik dhe...

Grevë e transportuesve! Bllokohen për tre ditë pikat doganore me Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën –

Grevë e transportuesve! Bllokohen për tre ditë pikat doganore me Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën –

nga 27
12:47 | 13/04/2026
0

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar këtë të hënë, më 13 prill, se në tre ditët në vijim do...

Shembull për zgjedhje të lira dhe jo si Rama që manipulon votat –

Shembull për zgjedhje të lira dhe jo si Rama që manipulon votat –

nga 27
12:43 | 13/04/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungaria, duke e cilësuar...

Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy prej personave më të rëndësishëm të dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i rrjetit –

Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy prej personave më të rëndësishëm të dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i rrjetit –

nga 27
12:25 | 13/04/2026
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mundur të sigurojë bashkëpunimin e dy të arrestuarve, në lidhje me laboratorin e kokainës...

Para
Dule Malidi- Këngë kushtuar “paneleve diellore” (film)

Dule Malidi- Këngë kushtuar "paneleve diellore" (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Raportet ndërkombëtare flasin qartë, korrupsioni mbetet shkaku i varfërisë së shqiptarëve –

13:01 | 13/04/2026
Grevë e transportuesve! Bllokohen për tre ditë pikat doganore me Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën –

Grevë e transportuesve! Bllokohen për tre ditë pikat doganore me Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën –

12:47 | 13/04/2026
Shembull për zgjedhje të lira dhe jo si Rama që manipulon votat –

Shembull për zgjedhje të lira dhe jo si Rama që manipulon votat –

12:43 | 13/04/2026
Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy prej personave më të rëndësishëm të dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i rrjetit –

Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy prej personave më të rëndësishëm të dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i rrjetit –

12:25 | 13/04/2026
Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari –

Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari –

12:17 | 13/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Raportet ndërkombëtare flasin qartë, korrupsioni mbetet shkaku i varfërisë së shqiptarëve –
  • Grevë e transportuesve! Bllokohen për tre ditë pikat doganore me Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën –
  • Shembull për zgjedhje të lira dhe jo si Rama që manipulon votat –
  • Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy prej personave më të rëndësishëm të dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i rrjetit –
  • Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari –
  • Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Raportet ndërkombëtare flasin qartë, korrupsioni mbetet shkaku i varfërisë së shqiptarëve –
  • Grevë e transportuesve! Bllokohen për tre ditë pikat doganore me Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com