Vjosa Osmani i kërkon dorëheqjen kryetares së KQZ, ja si i përgjigjet zyrtarja kosovare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vjosa Osmani i kërkon dorëheqjen kryetares së KQZ, ja si i përgjigjet zyrtarja kosovare

12:25 | 14/06/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar dorëheqjen kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka. Mediat fqinje kanë mësuar nga burime të sigurta në Presidencë se Osmani ka zhvilluar një takim me Dakën, ku i ka kërkuar dorëheqjen. Kjo e fundit ka refuzuar të ofrojë dorëheqjen.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, i ishte nënshtruar një linçimi të paparë në historinë e këtij institucioni, në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Figura të larta të – tani partisë në pushtet – Vetëvendosje, e kishin quajtur ‘militante partiake’. Përfaqësues të saj në KQZ, në çdo konferencë të këtij institucioni të zgjedhjeve, ofendonin e linçonin publikisht zonjën Daka. Kësaj i ishte bashkuar edhe Vjosa Osmani, e cila garonte në listën e Vetëvendosjes me listën e saj ‘Guxo’.

Kërcënim dhe shantazh, ishte quajtur edhe një konferencë e atëherë Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Osmani, e cila, një muaj para zgjedhjeve të 14 shkurtit, në janar 2021, kishte kritikuar ashpër KQZ-në lidhur me procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e shkurtit.

Read more

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

Osmani pretendonte se ishte bërë presion ndaj Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike. Problemi në atë kohë qëndronte, me moscertifikimin e kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe disa emrave të tjerë kandidatë për deputetë, për shkak se ishin të dënuar për vepër penale, rrjedhimisht nuk ua lejonte ligji të kandidonin.

 

 

“Kryetarja e KQZ-së nuk përfaqëson asnjë parti politike por emërohet pikërisht për të mbrojtur paanshmërinë dhe integrititetin zgjedhor. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen më 14 shkurt dhe qytetarët duhet të lejohen të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Do të detyrohem të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së”, ka thënë presidentja Osmani.

Presion të ashpër ndaj Dakës, atëkohë pati bërë edhe tani kryeparlamentari Glauk Konjufca. “Personi i cili në KQZ po ndikon, që edhe kërkesa të jetë sugjestive e kundër Albin Kurtit është Valdete Daka”, kishte deklaruar Konjufca.

Edhe figura të tjera që tani mbajnë poste të rëndësishme në insitucionet e Republikës së Kosovës, patën vazhduar shantazhet ndaj Dakës. Mes tyre, Xhelal Sveçla, tani ministër i Brendshëm.

Presionet e tilla ndaj dy listave që parashikohej të ishin fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Vetëvendosje dhe Guxo, kishin shtyrë znj.Daka që të reagonte përmes një konferencë për media, ku i kishte quajtur ato “të paprecedenta dhe të rrezikshme”.

Lidhur me linçimet dhe akuzat që po i bëheshin Dakës në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, kishte reagime të shoqërisë civile në Kosovë (DnV dhe organizata të tjera), KMDLNj e madje edhe ambasadorë që përfaësojnë shtetet e Quintit në vendin tonë, patën kërkuar që të ndalen shantazhet ndaj KQZ-së.

Etiketa: Kryetarja e KQZ-sëpresidentja e KosovesValdete DakaVjosa Osmanizyrtarja kosovare

Të Lidhura

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

nga 27
16:33 | 24/02/2026
0

Disa ditë pasi policia norvegjeze nisi një hetim për korrupsion të lidhur me dosjet e Epstein dhe kontrolloi pronat e...

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

nga 27
16:21 | 24/02/2026
0

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë dhe ka...

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

nga 27
15:55 | 24/02/2026
0

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina...

Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

nga 27
15:27 | 24/02/2026
0

Policia Kombëtare e Spanjës ka arrestuar 2 shqiptarë si pjesë e operacionit “LUX”, pasi ka gjetur më shumë se 1000...

Para
Aksidenti i rëndë në Tiranë ku e reja humbi këmbën, “arrest me burg” djalit të ish-kreut të policisë

Aksidenti i rëndë në Tiranë ku e reja humbi këmbën, “arrest me burg” djalit të ish-kreut të policisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

16:33 | 24/02/2026
Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

16:21 | 24/02/2026
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

15:55 | 24/02/2026
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

15:27 | 24/02/2026
Dënohet 11 vjet burg kunati i Rezart Taçit –

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

15:11 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –
  • Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –
  • Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –
  • Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –
  • Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com