Kuvendi i drejtohet ERE: Ja rekomandimet për 2016 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuvendi i drejtohet ERE: Ja rekomandimet për 2016

10:00 | 03/06/2016
në Uncategorized
0

Kuvendi i Shqipërisë, i ka dërguar Entit Rregullator të Energjisë, një sërë rekomandimesh, duke qenë rregullatori i vetëm dhe i pavarur për mbikëqyrjen e funksionimit të tregut të energjisë elektrike e të gazit natyror. Kuvendi, krahas ruajtjes së ekuilibrit ndërmjet interesave të konsumatorëve, shtetit dhe sipërmarrësve në këtë sektor, i ka kërkuar ERE të trajtojë me seriozitet ankesat e konsumatorëve, sidomos sa i përket mbifaturimeve.

Një kërkesë tjetër që Kuvendi drejton, është se nga 1 korriku 2016 të mos lejojë më faturimin afrofe, por të monitorojë sakaq afatin përfundimtar të vendosjes së matësve të energjisë.

Krahas miratimit të ndryshimit të mundshëm të tarifave, Kuvendi i thotë ERE që të ketë parasysh edhe përballueshmërinë e konsumatorëve dhe transparencën. Sa i përket çmimeve, ERE duhet të miratojë sa më shpejt edhe metodologjinë e përcaktimit të çmimit të shitjes së energjisë elektrike për prodhuesit e energjisë nga hidrocentralet, rekomandon Kuvendi, në projekt-rezolutën e dërguar së fundmi, që është ende në procedurë. Më poshtë, rekomandimet e plota për vitin 2016 :

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

– Në veprimtarinë e tij ERE të ketë vazhdimisht në vëmendje zbatimin e masave efektive për mbrojtjen e klientëve (konsumatorëve) të energjisë elektrike, për të pasur tarifa dhe çmime që reflektojnë kostot e drejta dhe të argumentuara për një shërbim të energjisë elektrike të pandërprerë dhe brenda standardeve te cilësisë së furnizimit.

– Të vijojë të trajtojë me seriozitet ankesat e konsumatorëve, veçanërisht të ankesave me objekt “energjinë e pamatur” “mbi faturimin” dhe “faturimin aforfe”, duke kërkuar njëkohësisht një përgjegjshmëri më të lartë nga OSHEE lidhur me faturimin e saktë të konsumatorëve.

– Të monitorojë rigorozisht afatin përfundimtar të vendosjes së matësve të energjisë për të mos lejuar faturim aforfe pas 6 mujorit të parë të vitit 2016.

– Të vijojë punën për hartimin e akteve nënligjore të nevojshme në kuadër të ligjit nr.43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, duke mbajtur parasysh që këto akte të jenë në përputhje me Paketën e Tretë të Bashkimit Europian në fushën e energjisë për të bërë të mundur krijimin e një tregu konkurrues, efiçent që rrit sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike në vend dhe e integron atë në tregun rajonal. – Të vijojë punën për hartimin e akteve nënligjore të nevojshme në kuadër të ligjit nr.102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”, duke mbajtur parasysh që këto akte të jenë në përputhje me Paketën e Tretë të Bashkimit Europian ne fushën e energjisë.

– Në kuadër të miratimit të tarifave dhe çmimeve të energjisë elektrike të mbajë parasysh nga njëra anë mbrojtjen e konsumatorit, përballueshmërinë dhe rritjen e transparencës ndaj tij dhe nga ana tjetër përmirësimin e treguesve, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe performancës së kompanisë;

– Të bashkëpunojë ngushtësisht me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për të bërë të mundur sa më parë hartimin e legjislacionit për performancën e energjisë në ndërtesa dhe për burimet e energjisë së rinovueshme.

– Në kuadër të zhvillimeve bashkëkohore të sektorit të energjisë elektrike dhe të gazit natyror të marrë masat e nevojshme për shtimin e kapaciteteve, si dhe forcimin e profesionalizmit dhe të pavarësisë operacionale të entit.

– Të vijojë konsultimin dhe bashkëpunimin me Komunitetin e Energjisë lidhur me çështje që kanë të bëjnë me kuadrin rregullator në sektorin e energjisë si dhe për çështje të tjera të rëndësishme të këtij sektori.

– Të vijojë monitorimin e OSHEE në mënyrë të veçante në lidhje me transparencën në Tregun e Energjisë Elektrike si dhe realizimin e planit të investimeve si dhe të kërkojë nga KESH, OST dhe OSHEE përgjegjshmëri ne planifikimin e investimeve. – Të monitorojë ecurinë e treguesve të humbjeve dhe arkëtimeve të OSHEE, për të bërë të mundur një vazhdimësi të përmirësimeve të arritura të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në performancën e kompanisë, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe shlyerjen e pagesave ndaj palëve të treta.

– Të vijojë kontributin e tij në projektin e “Master Planit të Gazit Natyror për Shqipërinë dhe Identifikimi i Projekteve Prioritare në Fushën e Gazit Natyror” si një projekt me rëndësi në sektorin e gazit natyror. – Në kuadër të aplikimit të Paketës së Tretë të Energjisë të bashkëpunojë me të gjithë aktorët për krijimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Gazit në vendin tonë i cili më tej duhet të certifikohet nga ERE.

– Në kuadër të projektit TAP, si një projekt me rëndësi kombëtare, të vijojë bashkëpunimin me të gjithë institucionet brenda dhe jashtë vendit. – Të marrë masat e nevojshme për miratimin e “Metodologjisë se përcaktimit të çmimit të shitjes së energjisë elektrike për prodhuesit e energjisë nga hidrocentralet”.

– Të vijojë bashkëpunimin e tij me institucione veprimtaria e të cilave është e lidhur dhe ndikon në çështje që lidhen me energjinë, në veçanti me Autoritetin e Konkurrencës, në drejtim të mbikëqyrjes së tregut për mbrojtjen e konsumatorit si dhe sjelljeve apo veprimeve të mundshme antikonkurruese të pjesëmarrësve të tij. – Të bashkëpunojë me gjithë aktorët për krijimin e kushteve të nevojshme dhe nxitjen e investimeve për instalimin e paneleve fotovoltaike si nga individët ashtu edhe nga bizneset, si dhe të luaj një rol proaktiv në nxitjen dhe promovimin e këtyre iniciativave. monitor.al

Etiketa: Autoriteti i KonkurencesEREMaster Planit të Gazit NatyrorOperatorit të Sistemit të Transmetimit të GazitOSHEEtap

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
DASH: Shqipëria burim prodhimi dhe trafikimi lëndësh narkotike

DASH: Korrupsioni dhe mungesa e drejtësisë pengesë për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com